Categories: Uncategorized

I vihet amaneti në vend, sot i jepet lamtumira e fundit Moikom Zeqos

Moikom Zeqo do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit. Për të do të zhvillohen homazhe.

Nga ora 10.00-14.00, në Muzeun Historik Kombëtar do të zhvillohen homazhet në nder të tij, ashtu siç edhe i ndjeri kishte lënë amanet.

Të lidhura

None found

Sipas familjarëve, kjo ishte dëshira e tij e fundit, për t’ju dhënë lamtumira në një institucion që e drejtoi për 8 vite radhazi, 1997-2005.

Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi pritej edhe kthimi në Shqipëri i djalit të tij.

Kush ishte Moikom Zeqo?

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova, ku ai mbaroi edhe arsimin fillor.

Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë.

Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.

Më 1997-2005, Moikom Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar. Zeqo autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Ai është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Moikom Zeqo është edhe Doktor i Shkencave.

të fundit

Tapia thyen heshtjen pas teorive konspirative: Pranojeni humbjen ndaj Spanjës, mos u mashtroni nga gënjeshtrat

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas triumfit,…

4 minutes ago

Burjani: Even the removal of Lumir Abdixhiku would not solve the crisis in LDK

Analisti politik Blerim Burjani ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se partia po i jep…

5 minutes ago

Berisha hits back at Spiropali: ‘Little dove, Balluku devoured you, she was stronger than you’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, replikoi me deputeten e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit iu drejtua…

6 minutes ago

“O Jew” / Protesters “Target” Ervin Hoxha and Eduard Shalsi with Eggs: Traitors of the Nation

Protestuesit kanë “shënjestruar” me vezë deputetët e Partisë Socialiste, Ervin Hoxha dhe Eduard Shalsin, teksa po shkonin në Kuvend për…

6 minutes ago

Berisha fiercely attacks Blendi Klosi: “Has Rama thrown you a bone? He’d sell anything for gambling!”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenare…

7 minutes ago

Flames threaten Toledo, several villages evacuated around 75 kilometers from Madrid

Një zjarr i madh pyjor ka detyruar autoritetet spanjolle të evakuojnë disa zona pranë qytetit të Toledos, rreth 75 kilometra…

7 minutes ago