Categories: Uncategorized

“I shikoja që më imitonin, nuk e përballoja dot”, 28-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë

Enkelda, një 28-vejçare ka treguar historinë trishtë ët jetës së saj, pasi lindi me një problem tek të dyja këmbët, që ja bënë asaj jetën shuëm të vështirë.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në TV Klan, Enkeleda ka rrëfyer se kur ka shkuar në gjimnaz, ajo e kishte edhe më të vështirë, pasi bashkëmoshatarët e saj e paragjykonin dhe imitonin ecjen e saj. Kjo gjë e ka bërë të ndihet shumë keq, aq sa ka përjetuar depresion dhe filloi t’i bënte keq vetes së saj.

Të lidhura

None found

Enkeleda: Historia ime ka lindur bashkë me mua sepse në momentin që kam lindur jam diagnostikuar me lukstacion të këllkut, që është problem që shkakton çalimin në ecje. Në fillim nuk u kuptua, kam qenë vetëm 9-muajshe kur mami kuptoi se diçka me mua nuk shkonte, se mua më kërcisnin kockat. Duke qenë se isha e vogël, babi gjithmonë refuzonte të më bënte një radiografi, se nuk donte të më ndiqte me rreze.

Ardit Gjebrea: Ti e ke patur histori familjare këtë?

Enkeleda: Po familjare sepse prindërit e mi kanë të dy të njëjtin problem, por nga njëra anë, pra kanë vetëm njërën këmbë me probleme, kurse unë i kam të dyja.

Ardit Gjebrea: Nuk kishte ndonjë mundësi operacioni, ndërhyrje?

Enkeleda: Jo babi vendosi të takonte një kirurg në Tiranë, por ai i tha se një ndërhyrje kirurgjikale për mua do ishte fatale, pasi kocka ishte duke u rritur dhe unë rrezikoja që në moshën 18-vjeçare të paralizohesha dhe mos ecja fare. Kështu që ata u dorëzuan më në fund sepse panë që nuk kishte asnjë zgjidhje për problemin tim. Ndërkohë që unë rritesha, prindërit e mi mundoheshin të më përgatisnin për problemin që unë kisha.

Ardit Gjebrea: Kur filluan problemet e tua?

Enkeleda: Problemet kanë filluar në momentin kur kam shkuar në gjimnaz.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Enkeleda: Atje filluan të më paragjykonin, të më shanin, të më imitonin se si ecja, se si kërceja dhe aty jam ndjerë keq, (Qan). Nuk e përballoj dot, që shikoja moshatarët e mi, që më imitonin mua kur ecja.

Ardit Gjebrea: Sa e keqe është kjo gjë?

Enkeleda: Shumë, shumë e keqe! Isha vetëm 14 vjeç dhe çdo ditë përballesha me të njëjtin problem, me të njëjtat gjëra, fillova të ndihesha aq keq në atë kohë, sa kalova në depresion atë kohë dhe mendova t’i jepja fund jetës. Nuk e doja më jetën, por falë Zotit e mblodha veten edhe pse shumë vonë. Se unë mbyllesha në dhomën time, ngaqë rashë në depresion, filloja i gjuaja këmbët e mia me grushte dhe thosha: Pse më pengoni të realizoj ëndrrat e mia? Pse nuk më lejoni të jem si të tjerët? Edhe Zotit i thosha pse më dënove me këtë problem? Por ky ishte fati im, vetëm pse në atë kohë e kisha të vështirë ta pranoja./tvklan.al

të fundit

Berlin Process summit in Montenegro: Merz calls for progress in Kosovo–Serbia dialogue, Kurti reiterates request for candidate status

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe krerë të lartë evropianë janë mbledhur sot në Miloçer, pranë Budvës në…

16 seconds ago

KJC appoints supervising judges in court branches and names administrator of the Special Chamber

Këshilli Gjyqësor i Kosovës po mban sot mbledhjen e 373-të, ku në rend dite janë gjithsej 38 pika. Gjatë kësaj…

40 seconds ago

Operations against smuggling in the north: 22 vehicles and goods worth over €200,000 seized

Një aksion i koordinuar i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ka zbuluar dhe ndërprerë veprimtarinë e dyshuar të kontrabandës së…

1 minute ago

Peja prosecution indicts a person for aggravated murder and illegal possession of a weapon

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e…

2 minutes ago

Osmani: Contacts with the Trump administration should be daily and at the highest level

Ish-presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se komunikimi me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump,…

2 minutes ago

Merz calls for concrete steps in Kosovo–Serbia talks

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po…

2 minutes ago