showbiz

Adelina Tahiri: Më vjen keq që bashkëshorti im nuk ka qenë i pari për mua (FOTO LAJM)

Adelina Tahiri prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Që kur bëri publike lidhjen e saj, Adelina është komentuar shpesh negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin e saj. Së fundmi ajo ka folur për partnerin gjatë një interviste për “Ora News.”

Të lidhura

None found

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri”- tregoi Adelina.

E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha: “Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja”

Teksa rrëfeu se si e pritën familja e saj lidhjen me partnerin, këngëtarja u shpreh:

“Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar diҫka. Po nuk ishte moment që t’ja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa tja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment. Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund. Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua.

të fundit

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

10 minutes ago

Clashes between police and young people as officers spray protesters

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…

11 minutes ago

Republic Guard calls for pay rise: We have not been properly valued for 25 years

Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…

11 minutes ago

After intimate videos were published online, Monika Lubonja mocks her critics

Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

12 minutes ago

Situation escalates on Tirana’s streets! Molotov cocktail thrown at police armored vehicle as officers pursue protesters through side streets (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

12 minutes ago

EU calls for progress in dialogue and criticizes Kosovo and Serbia

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…

13 minutes ago