Categories: Uncategorized

“I mbështjellin me mushama, si qen”, denoncimi i fortë i nga personeli urgjencës

Bardh Spahia ka bërë publike në rrjetin social Facebook, SMS-të e stafit mjekësor të Urgjencës të cilët punojnë në kushte skandaloze për të përballuar pandeminë e COVID-19.

Në denoncimin e personelit mjekësor flitet për një menaxhim skandaloz të infeksionit ku pacientë me Covid dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit!

Të lidhura

None found

Reagimi i plotë i Bardh Spahiav

HERONJTE QE LIHEN PA SHPERBLIM DHE EKSPOZOHEN NDAJ COVID-19!!!

U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19. Por cfarë ministrja e shëndetësisë nuk thotë është se nën pusht-etin e Rilindjes, ata janë disafish heronj, sepse punojnë në kushte skandaloze, u imponohet trajtimi i të prekurve me Covid në reparte edhe jashtë atyre të caktuara, e detyrohen të shohin, sesi shpërblimet jepen me preferenca, e jo sipas punës!

Denoncimet që vijnë nga shërbimi i urgjencës, ashtu edhe nga reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT, për t’u dhënë shpërblime, c’ka krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19! Se si mund të mendohet për ndasi dhe preferenca, me pacientë që humbin jetën cdo ditë, këtë vetëm makutët e emëruar të Rilindjes e dinë!!!

Denoncimet flasin për një menaxhim skandaloz të infeksionit, në limitet e surreales: pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit!!! Reanimacioni qendror i shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos patur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ja pra si shndërrohen repartet e QSUT në vatra infeksioni, sepse për turp, bëhet cirk me të sëmurët me Covid-19, pasi meraku është falsifikimi i shifrave, e jo kujdesi shëndetësor ndaj tyre, e siguria e vetë personelit!!!

E pabesueshme që ministrja si dhe komiteti i ekspertëve të mos ketë dijeni, apo edhe më keq, të heshtë para praktikave të tilla, që vecse e përhapin edhe më shumë virusin në qendrën më të madhe spitalore të vendit, duke rrezikuar të parët personelin shëndetësor, atë që ky vend nuk e ka luksin ta humbë, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme.

Sa pa turp duhet të jesh, që të dalësh e të anatemosh ditë pas dite qytetarët, duke u shtuar masat shtrënguese, kur infeksionin e përhap vetë në spital, me këto akrobaci makabre????

Sa makut duhet të jesh, që pasi të detyrosh personelin e reanimacionit të trajtojë pacientë me Covid-19, të mos u japësh shpërblim, sic veprohet me ata të infektivit?

Ky dështim në luftën ndaj Covid-19, po i mban shqiptarët të izoluar nga bota!

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

2 minutes ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

8 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

11 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

16 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

19 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

21 minutes ago