Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar që nesër, të mërkurën, do të zbulohet përbërja e qeverisë që ai pretendon të udhëheqë. Ka thënë se edhe Aleanca Kosova e Re do të jetë pjesë e “Qeverisë Hoti”.
Pas një takimi me Nismën Socialdemokrate dhe Listën Serbe, Hoti ka thënë për gazetarët se “shumica e bisedave janë përmbyllur me partnerët”.
None found
Ka thënë se qeveria që ai do të udhëheqë do të punojë për “kthimin e miqësive që janë lënduar kohëve të fundit”.
“Besoj se shumë shpejt do të përmbyllen të gjitha marrëveshjet e shpejt do të dalim para deputetëve për të votuar qeverinë e re. E them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllur në masë të madhe sepse dakordimi ka qenë më herët. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën specifike që ka secili prej partnerëve të koalicionit. Jemi të vetëdijshëm që do të marrim qeverisjen në situatë bukur të vështirë me pandemi, me nevojën që shpejt të intervenojmë në ekonomi e të kthejmë miqësitë që janë lënduar javëve e muajve të fundit. Jemi të vetëdijshëm, por jemi përgatitur me ekip të shkëlqyeshëm. Besoj që nesër do të përmbyllim të gjitha çështjet e të dalim me përbërjen e qeverisë së re”, ka thënë ai. “Jemi takuar me disa prej partnerëve, jemi duke finalizuar komplet detajet. Edhe AKR do të jetë pjesë e kësaj Qeverie”.
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…
Ilnisa Agolli ka “trazuar” së fundmi rrjetet sociale, pasi ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e…
Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…
Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…
Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.“Reds”…
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…