Categories: Uncategorized

HOROSKOPI/ Shmangni polemikat, kjo shenjë të bëjë kujdes

Dashi

Në dashuri mundohuni që të shmangni polemikat dhe përplasjet e kota, ose të paktën mos e bëni gjatë kësaj të enjteje. Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të keni luhatje të theksuara humori.

Të lidhura

None found

Demi

Dita do të jetë mjaft pozitive, ndaj mundohuni që të jeni më optimist. Në dashuri, kush është vetëm duhet të shohë përreth, pasi mund të ketë zhvillime premtuese. Periudha do të jetë disi e vështirë. Sa i takon punës do të keni sukses dhe ndryshime të rëndësishme.

Binjakët

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive, por bëni kujdes në dashuri nëse duhet të sqaroni një keqkuptim me njeriun e zemrës. Në punë, shumë gjëra do të ndryshojnë për mirë.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt për të lindurit e kësaj shenje, duke ju krijuar jo pak shqetësim. Keni nevojë që të jeni të qetë dhe të relaksuar. Sa i takon punës, bëni mirë që ti shtyni zgjedhjet e rëndësishme për një moment të dytë.

Luani

Bëni kujdes ndaj debateve, pasi Dielli dhe Mërkuri do të jenë kundër jush dhe kjo gjë mund të shkaktojë probleme, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me paratë. Mundohuni që të mos shpenzoni shumë, pasi nuk është momenti i duhur.

Virgjëresha

Do të keni dyshime në dashuri, sidomos nëse jeni në një lidhje të re, veç mundohuni që të mos i nxitoni gjërat. Në punë, ndikimi pozitiv i yjeve, do ua bëjë ditën të favorshme.

Peshorja

Mundohuni që të reflektoni, sidomos sa i takon ndjenjave. Në këtë periudhë mund të jeni mjaft të brishtë. Mundohuni që të bëni kujdes në raportin në çift, pasi mund të ketë shumë stres.

Akrepi

Shmangni debatet e kota në dashuri, pasi jeni të acaruar dhe gjithë për sa keni nevojë, është qetësia. Edhe në punë, rrezikoni që të humbni kontrollin dhe të nervozoheni lehtësisht.

Shigjetari

Jeni në një fazë rikuperimi, edhe pse periudha më e mirë do të vijë në shkurt. Në dashuri mund të ketë disa luhatje të vogla, por asgjë shqetësuese. Ndërsa në punë mund të merrni shumë, por çdo gjë do të varet nga angazhimi juaj.

Bricjapi

Kjo e enjte është mjaft e favorshme në sajë të ndikimit të Hënës dhe Saturnit, të cilët do të favorizojnë edhe takimet e reja. Mundësi të mira do të ketë edhe në punë.

Ujori

Ju pret një ditë gjatë së cilës emocionet do të jenë mjaft të pranishme. Përfitoni për të organizuar diçka me njeriun e zemrës, shkruan noa.al. Në punë, yjet do të mbrojnë takimet dhe marrëveshjet. Mundohuni veçse të mos shpenzoni shumë.

Peshqit

Të folurit për dashurinë, do të rezultojë diçka mjaft e lehtë në këtë moment. Do të përjetoni emocione të bukura me të lindurit e shenjës së bricjapit dhe akrepit. Sa i takon punës, do të keni mundësi që të zgjidhni disa probleme.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

36 seconds ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

14 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

45 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago