Categories: Uncategorized

Historike: Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje paqeje

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.

Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Marrëveshja e paqes është produkt i diskutimeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u përshpejtuan kohët e fundit, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Të lidhura

None found

Marrëveshja u nënshkrua përmes një telefonate të enjten mes Presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sheikut Mohamed Bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabit.

Zyrtarët thanë se marrëveshja është e para e këtij lloji që kur Izraeli dhe Jordania nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1994. Ajo gjithashtu shënon për Presidentin Trump një sukses në politikën e jashtme, ndërkohë që ai është në garë për t’u rizgjedhur më 3 nëntor.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se këshilltari i lartë i Presidentit Trump, Jared Kushner, ambasadori amerikan në Izrael David Friedman dhe i dërguari në Lindjen e Mesme Avi Berkowitz u përfshinë ngushtësisht në negociatat për marrëveshjen, po ashtu edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga të tre vendet thuhej se të tre udhëheqësit kishin “rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

“Ky hap diplomatik historik do të avancojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë. Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar kontrata dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe çështje të tjera, thuhet në deklaratë.

Dy vendet pritet që së shpejti të shkëmbejnë ambasadorë e të kenë përfaqësi diplomatike./VOA

të fundit

Balluku në Kuvend për të votuar Hartën Territoriale/ Reagon Gazment Bardhi: 32 ditë pritje për drejtësi! E akuzuara për 14 vepra penale merr vendime që ndikojnë jetën e qytetarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar ditën…

2 minutes ago

Vrasja e dyfishtë në Livoç i Ultë, V. R. caktohet në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe të…

9 minutes ago

MPB-ja nis procedura ndaj gjashtë policëve për përdorim të tepruar të forcës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…

12 minutes ago

Kanoeja përmbyset 200 metra larg bregut, humb jetën një person në Ohër

Siç bëjnë të ditur nga SPB Ohër, dje ka ndodhur një aksident në ujërat e Liqenit të Ohrit ku kanoeja…

12 minutes ago

Radoiçiqi në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit, ekspertët kërkojnë llogaridhënie për Banjskën

Milan Radoiçiq, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe që është nën sanksionet e…

12 minutes ago

Vinicius rrezikon pezullimin dhe pjesëmarrjen në El Clasico

Vinicius Junior rrezikon të dënohet me dy ose më shumë ndeshje pas përjashtimit në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj…

19 minutes ago