Categories: Uncategorized

Hiqet taksa për legalizimet, nuk do të jetë kusht për tapinë

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk do të jetë më kusht për marrjen e lejes së legalizimit. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektligjin “Për sistemin e taksave vendore” në të cilin propozohet heqja e kësaj tarife me argumentin që po sjell vonesa në procesin e legalizimit.

Nisma e depozituar në Kuvend nga tre deputetët socialistë, Balla, Bushka dhe Kushi, pritet të zyrtarizohet ditën e enjte me votimin në Parlament.

Të lidhura

None found

KUSHI

Gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë të këtyre ndryshimeve, deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi tha se nisma e tyre ligjore heq një pengesë në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, pengesë e krijuar prej ligjit të 2018-ës, nga ku nuk mund të vijonte procesi nëse nuk ishte paguar taksa e infrastrukturës.

“ALUIZNI njofton bashkinë për ndërtimin informal që do të legalizojë, duke i dhënë informacionin teknik. Bashkia përllogarit vlerën dhe më pas këtë detyrim ia njofton subjektit përkatës. Ai, pasi njoftohet, kryen pagesën dhe vërtetimin ia dorëzon Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe ajo vetëm pasi e ka marrë këtë vërtetim, e miraton atë. Kjo procedurë e zgjatur ka shkaktuar vonesë dhe mosinteresim subjektesh për ta përfunduar procesin e legalizimit. Si rregull, ky perceptohet si përkeqësim i pozitës së tyre. Gjatë 2014-2018-ës, 60-80% e qytetarëve që posedonion banesa e paguanin taksën e ndikimit në infrastrukturë nga disa muaj deri në 1 vit, por vendosja e kushtëzimit të vendosur në 2018-ën, solli si pasojë rënien direkte të numrit të legalizimeve”, tha Kushi.

Sipas saj, ky kushtëzim nuk e nxiti pjesëmarrjen e qytetarëve në proces, por e uli duke e dekurajuar atë.

Nga ana tjetër, vuri në dukje deputetja e PS-së, taksa e ndikimit në infrastrukturë i përket sferës së veprimtarisë së institucioneve vendore, ndërsa procesi i legalizimit nuk është përgjegjësi e këtyre njësive, por e një institucioni qendror, si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga veprimtaritë e bashkive. Kushi tha po ashtu se një kushtëzim fiskal nuk duhet të bllokojë një proces të tërë legalizimi.

TAKSA

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretisht për një banesë me vlerë 5 milionë lekë, tarifa është 25 mijë lekë. Prej 2018-ës, për të marrë lejen qytetarët kishin detyrimin për të kryer fillimisht këtë pagesë që vilet nga Kadastra, por që shkon për llogari të njësive të qeverisjes vendore. Por me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi në muajin gusht, ky kusht hiqet duke çliruar procesin nga kjo barrë e panevojshme.

Siç vihet në dukje në relacionin që shoqëron draftin, ALUIZNI sot (Agjencia e Kadastrës) pasi miratonte lejen e legalizimit, njoftonte bashkinë kompetente në mënyrë që kjo e fundit të llogariste dhe t’i njoftonte përfituesit të lejes vlerën e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Bashkia pas marrjes së këtij njoftimi, llogarit vlerën e detyrimit të aplikuesit për taksën sipas sipërfaqes ndërtimore. Më pas këtë detyrim bashkia ia njofton subjektit aplikues.

Pasi aplikuesi njoftohet dhe kryen pagesën e taksës, e dorëzon pranë agjencisë vërtetimin për shlyerjen e saj. Vetëm pasi të ketë administruar këtë vërtetim, agjencia miraton lejen e legalizimit. E gjithë kjo ka sjellë jo vetëm vonesë të konsiderueshme në miratimin e lejes për shkak të kohëzgjatjes së procedurës së njoftimit dhe marrjes së informacionit ndërmjet institucioneve, por edhe pamundësi të miratimit të saj, duke qenë se barra financiare e taksës tashmë rëndon mbi vetë procedurën e legalizimit. Kjo ka shkaktuar mosinteresimin e qytetarëve për përfundimin e procesit, duke qenë se ky rregull perceptohet si një përkeqësim i pozitës së tyre.

të fundit

“Ç’keni me Rozafën, o patriotë?”, Rama reagon pas sulmeve online ndaj Kalasë së Shkodrës: T’i dëbojmë të huajt dhe të kthehemi te koha kur hanim njëri-tjetrin?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me fushatën e zhvilluar në rrjetet sociale, ku po synohet të krijohet një…

39 seconds ago

Rama shares another negative review for Rozafa Castle: I hope the prosecution acts against the blackmailers

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me…

3 minutes ago

Barcelona vendos 50 milionë euro për Ferran Torresin mes shtimit të interesit nga PSG

Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për Ferran Torres, ndërsa ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për…

29 minutes ago

Zjarr në një apartament pranë pastiçeri “Tasho” në Korçë, një i moshuar humb jetën

Një apartament në afersi të pastiçeri “Tasho” në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Raportohet se një i moshuar…

32 minutes ago

Rama: Më 14 korrik mbyllim tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë që ishin mbledhur në kampin Rin Camp 2026. Duke…

38 minutes ago

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 15 korrik, publikohet njoftimi i kryetares së re Julia Emiri

Të mërkurën më 15 korrik do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazetari i Euronews Albania,…

39 minutes ago