Prodhuesit me përparësi të energjisë do të paguhen me 7.448 lekë për çdo kilovat energji që shesin tek kompania publike sipas marrëveshjes koncesionare që kanë. Enti Rregullator i Energjisë ka përllogaritur çmimin e ri për vitin 2020 që rezulton të jetë 12 për qind më i ulët se ai i vitit 2019.
Por cilat janë arsyet e këtij çmimi më të ulët? Formula për përllogaritjen e çmimit është : çmimi vjetor i blerjes (lekë/kWh) = Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kWh X bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.20 X normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit.
Në formulën e përllogaritjes këtë vit kanë ndryshuar dy tregues të cilët janë ulur. I pari është çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) të energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) për vitin 2019, i cili rezulton në vlerën 50.36 Euro/MWh. Kurse një vit me parë ky çmim ishte 51 euro/MWH. I dyti është bonusi për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.20 nga 1.30 që ishte më herët.
Qeveria ndryshoi bonusin me një vendim të marrë në mes të muajit maj të këtij viti një vendim që u dënua nga Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme duke akuzuar qeverinë se kjo u bë në fshehtësi dhe se gofet planet e tyre të biznesit duke i vënë në vështirësi përballë kreditorëve.
“Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rivonueshme (AREA) e konsideron si goditjen e papritur të radhës ndaj prodhuesve të energjisë nga burime të rinovueshme Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimin e VKM nr. 687, date 13.5.2020 “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues”.
Ky vendim, që ul bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në masën 1.20, është marrë në fshehtësi të plotë, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa u bazuar në ndonjë studim që të justifikojë nevojën e ndërhyrjes në ndryshimin e metodologjisë.
Për më tepër, ai ndikon drejtpërdrejtë qëndrueshmërinë financiare të investitorëve që po përballen me kushtet e thatësirës në dy vitet e fundit , dhe vë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të shlyer detyrimet bankare të marra si kredi për të kryer investimet” thuhen në reagimin e AREA./monitor
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…
Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…
Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…
Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…