Categories: Uncategorized

Hajdari përlotet para KPK : Isha e kërcënuar, shkova të jetoja disa kohë me kunatin

Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari është përlotur sot para KPK teksa ka folur për ndërtimin pa leje të pallatit duke thënë se në atë kohë është ndjerë e kërcënuar dhe shkoi të jetonte disa kohë me kunatin, ndërkohë që thekson se ka qenë korrekte me deklaratën.

“Rrjedha ime familjare në Tiranë ka nisur në vitet 1990. Na keni kthyer 30 vjet pas. Bashkëshorti im ka qenë deputet në vitet 90. Pas ardhjes në Tiranë kemi marrë një shtëpi tek ish vilat gjermane. Në 1993 kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë. Unë jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im. Kam qene korrekte në deklarimet e mia. Të gjitha blerjet janë bërë para se të bëhesha subjekt për të deklaruar.

Të lidhura

None found

Unë shkova të apartamenti i kunatit, pasi në atë kohë isha e kèrcënuar për shkak të situatës. Gjatë kësaj kohe u rikonstruktua banesa tek “vilat gjermane”. Kemi qenë në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gènjyer asnjëherë në deklarimet e mia.

Banka më atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, boll të jepej kredia. Mua kunati më dha apartament, por unë i thashë dua dyqan, që të mbaj fëmijët e mi. Kur shkova të nënshkruaj kontratën, pronari më tha: ti do paguash vetëm koston e investimit, pjesën tjetër e keni për familjen tuaj.

Djali më shikonte në vështirësi dhe dëshironte të më ndihmonte. Ndërtesa që është sot 10 katëshe ka filluar si banesë për banim, por më vonë është kthyer në godinë të madhe.

Kemi përdorur para cash, nuk ka pasur karta, vetë ILDKPKI ka qenë informale, nuk na ka dërguar siç duhet formularët. Betohem para jush dhe para popullit që kam punuar me pastërti, pasi pavarësisht deklarimeve në kohë kam qenë e ndershme. Kam qenë vetja gjithmonë dhe nuk ka pasur askush asnjë ankesë për mua. Sot kohët kanë ndryshuar dhe deklarimet gjithashtu. Betohem se kam qenë një ndër gjyqtaret më të mira të Republikës së Shqipërisë”, tha Hajdari.

Avokati i saj mbrojtës, Maksim Haxhia thotë se nuk flitet për fshehje pasurie dhe sipas tij, gjithçka vërtetohet me anë të llogarive.

“Nuk kemi krye fshehje pasurie dhe kërkojmë nga ana juaj për të sqaruar dhe vendosur në lidhje me aftësinë profesionale. Në lidhje me pasurinë gjykojini të ardhurat dhe shpenzimet, të cilat sipas llogarive tona janë të sakta”, tha Maksim Haxhi.

Sa i takon pasurisë së Hajdarit, KPK ka vërejtur mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting. Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.

887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën vetting. Tre njësi dhe 12 apartamente ndodhur te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Në deklaratën vetting nuk janë deklaruara qartë pasuria e lartpëmendur 217,400 euro.

Çfarë deklaroi për refuzimin e vizës amerikane

Gjyqtarja Hajdari foli para KPK edhe për refuzimin e vizës Amerikane duke thënë se nuk ka pasur dijeni dhe mendonte se e thirrën për vajzën. E përlotur, shprehet se i ka shkruar drejturesit të ILDKPI për ti kërkuar shpjegim për dëmtimin e figurës.

“Unë kam plotësuar formularin dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për revokimin e vizës. Pastërtisht e them që nuk më është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane. I kam shkruar drejtuesit të ILDKPKI dhe i kam kërkuar shpjegim se si mund të më dëmtoj mua figurën me qëndrimin që kanë mbajtur. Kur më kanë thirrur në ambasadë kam kujtuar se më thirrin për vajzën, e cila ka jetuar dhe shkolluar prej vitesh. Kam ikur atje dhe më kanë mbajtur pasaportën. Më vonë jam thirrur dhe më kanë komunikuar se më është revokuar viza pasi isha në proces vettingu. Prandaj, në lidhje me këtë kriter nuk mund të cilësohem e papastër nga ana figurës”, tha Hajdari.

Në hetimin e KPK rezultoi se: Subjekti i rivlerësimit ka mohuar që i është penguar lëvizja në SHBA, ndërsa e vërteta është se Ambasada e SHBA ka refuzuar Hajdarin për vizë. DSIK ka dërguar një raport të dytë për figurën ku thuhet se pas verifikimeve rezulton se Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë për kontrollin e figurës.

të fundit

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

6 minutes ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

6 minutes ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

6 minutes ago

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

4 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

4 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

4 hours ago