sport

“Ëndrra e ndalur”, Devi Muka rrëfen mos lotësh pengun e karrierës: Një hap larg Milanit

Devi Muka, kapiteni legjendar i Tiranës, aktualisht drejtori i akademisë bardheblu, është rikthyer pas në kohë, duke treguar një prapaskenë shumë interesante.

Në kulmin e karrierës së tij, Muka ishte shumë pranë transferimit te Milani, por arsyet burokratike i hoqën nga këmbët këtë mundësi të artë që i la jo pak pasoja për një periudhë të gjatë. Muka tregoi dhe prapaskenat në seancat stërvitore në qendrën ku grumbullohej përfaqësuesja “axurre”:

Të lidhura

None found

Pengu i karrierës – “Kam një peng në karrierë, që s’luajta në Itali. Kam pasur ofertë, gati ishte e bërë. Doli një problem me ligjin e ekstrakomunitarëve atë vit, nuk lejoheshim më shumë se tre. Kombëtarja italiane atë kohë kishte probleme, me Serinë A që ishte i dyndur nga lojtarë të huaj. Më ka mbetur peng, sepse ishin klubet në Itali që më kërkonin, nuk është se shkova unë. Kishin gati 2 vjet që më vëzhgonin edhe në Kroaci.”

Interesi i Milanit – “Ka qenë Milani në atë kohë që kishte interes. Ndenja në pritje për tre muaj. Jam stërvitur më pas te Komo për katër muaj sepse më çuan huazim. Kam qenë në përgatitje me ekipin për të parë nëse ndryshonte ligji.”

Ftesa – “Vajtaja te Milan ka qenë nga telefoni. Më ka lajmëruar menaxheri, unë nuk dija as kush ishte klubi. Vinim nga dy ndeshje me Brondbi dhe Aston Vila. Ky ka qenë kulmi im nga ana fizike, dolëm në turin e dytë. Kam pasur oferta nga Austria, më kërkonin vit pas viti. Në ndeshjen me Aston Vilën jam cilësuar me pesë yje nga gazetat angleze. Një muaj më pas erdhi oferta. Kishim fituar me Greqinë dhe kishim pasaportë diplomatike, mund të lëviznim. Shkova në Romë, hipa në makinë dhe e gjej veten të befasuar sepse isha në kompleksin ku stërvitej kombëtarja e Italisë. Milani ishte grumbulluar aty sepse kishte ndeshje me Romën. Nuk e dija se ishte Milani, dija se do shkoja për bisedime. Pastaj aty më kapi e qeshura e brendshme, dëshira, ëndrra. Këto janë gjëra të mëdha për një futbollist.

Takimi me Ançelotin – “Milanin e gjetëm në kohën e drekës, aty takova Ançelotin. Më përgëzoi për ndeshjet që kisha bërë, kishte parë disa. ‘Këmbët e ngrohta’ më tha Ançeloti, është shkruar edhe në mediat italiane. Pas disa ditësh isha në Milanelo, u stërvita me skuadrën e dytë disa ditë. Ekipi i parë ishte në grumbullim. Milani atë kohë kishte 47 lojtarë të federuar. Nuk ndodhi që të bëhej.”

Tirana – “Te Komo shkova me kontratë dhe ishim në pritje të ndryshimit të ligjit, ishte klauzola në kontratë. Nuk u realizua. Më pas u ktheva në Tiranë, ishte El-Sayed që më dha ofertë të majme. E vuajta disa kohë që nuk u bë me Milanin, për kohën ishte gjë e madhe. Këtë e vuajta pak kur ishte trajner Fatmir Frashëri, pas disa muajsh e mora veten. Para se të firmosja me Tiranën, më kërkonte Hajduku i Splitit. Kisha vendosur se në Kroaci nuk luaja”, tha Muka për “Oversport”.

të fundit

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

11 minutes ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

11 minutes ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

12 minutes ago

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

4 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

4 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

4 hours ago