Pas mbledhjes online të Këshillit Politik, Rudina Hajdari i ka bërë thirrje palëve që sistemi në të cilin jemi duhet të ndryshojë, sepse sipas saj kryetarët marrin vendime për njëri-tjetrin dhe jo për qytetarët.
Hajdari thekson se nëse duam që të kemi një produkt final të Reformës Zgjedhore në 31 maj, Këshilli duhet të takohet 2 herë në javë, dhe total duhet të jenë edhe 5 takime.
None found
“Shtyva palët që javën e ardhshme të kuptojmë që ndryshimi I sistemit duhet rënë dakord nga palët dhe partitë kryesore, partitë madhore. Kryetarët marrin vendime dhe ata zgjidhen në mënyrën më të padrejtë, jo direkt, marrin vendime për njeri tjetrin dhe jo në interesat e qytetarëve. Nëse jemi në këtë derexhe që është sot vjen pikërisht nga sistemi, shqiptarët e kuptojnë fare mirë pse jemi në këtë gjendje që jemi. Kam përshtypjen që kanë filluar ta rimendojnë, kam besim se do të gjejë zgjidhje.
Nëse do bëjmë produkt deri në 31 maj, duhet të takohemi 2 herë në javë, duhet të kemi edhe 5 takime, nëse e arrijmë do të kemi konsensusin e duhur lidhur me të gjithë pikat. Nuk vë data, por insistoj te produkti final të gjithë palët të jenë të kënaqur me rezultatin në fund”, theksoi ajo.
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…