Categories: Uncategorized

Gjiknuri iu “dorëzohet” përfaqësuesve të opozitës: Mjafton që ju të vini

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore u ka nisur një letër përfaqësuesve të opozitës, të cilët i fton që të kthen në diskutime, në çdo kohë.

Letra e Gjiknurit: Të nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili, Sikurse jeni në dijeni, mbledhja e njoftuar dhe dakordësuar e datës 18 Maj 2020 nuk u bë e mundur për shkak të mungesës suaj, pa një njoftim zyrtar drejtuar grupit të punës së Këshillit Politik.

Të lidhura

None found

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe anëtarit të tryezës politike të Grupit Negociator të ngarkuar nga Këshilli Politik, në datën 20 Maj 2020 ju propozova dy data opsionale për zhvillimin e tryezës së rradhës, me të njëjtin rend dite me atë të mbledhjes së datës 18 Maj, në të cilën ju nuk u paraqitët. Kërkesa ime sa më lart nuk mori një përgjigje nga ju duke pamundësuar zhvillimin e tryezës në datat 21 dhe as 22 Maj.

Gjej rastin të shpreh keqardhje për disa deklarime tuajat publike ku pretendohet se propozimet e depozituara prej jush në tryezën e grupit negociator nuk kanë marrë përgjigje. Ashtu sikurse ju e dini, grupi i përbashkët i ekspertëve ka punuar mbi draftet e paraqitura në tryezë, duke marrë edhe opinionet e nevojshme nga ODIHR, Këshilli i Evropës dhe NDI.

Sikurse sëbashku jua kërkuam në mbledhjen e fundit, ekspertët e përbashkët kanë formuluar amendamente konsensuale për Kodin Zgjedhor duke marrë në konsideratë një pjesë të konsiderueshme të propozimeve tuaja. Amendamentet e hartuara nga grupi i ekspertëve referuar rolit të policisë në zgjedhje, rolit të prokurorisë, sanksionimit të trajtimit nga SPAK të krimeve të korrupsionit zgjedhor, forcimit të mekanizmave për sinjalizuesit e shkeljeve zgjedhore dhe mbrojtjen e tyre, përcaktimin e periudhave zgjedhore, adresimit të kuotave gjinore, elementët e teknologjisë në monitorimin e qendrave të votimit etj, presin miratimin tonë në nivel të tryezës politike.

Mbledhja e 18 Majit e cila nuk u bë e mundur të zhvillohej, pritej që të na çonte në dakordësimin në nivel politik të këtyre çështjeve ashtu sikurse do të përqëndroheshim më tej tek puna për gjetjen e konsensusit për çështjet për të cilat ende kemi qëndrime të ndryshme. Duke shfrytëzuar këtu edhe ekspertizën ndërkombëtare të sipërcituar, sikurse e kemi sanksionuar në dokumentin e përbashkët të marrëveshjes politike të 14 Janarit.

Nisur nga nevoja urgjente e adresimit të këtyre çështjeve dhe fakti se po afron data 31 Maj si koha kur sëbashku ishim angazhuan për përmbylljen e procesit brenda tryezës së negociatave, ju ripropozoj pa humbur kohë: Zhvillimin e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Mbledhja mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara 26 Majit, mjafton që ju ta keni të mundshme pjesëmarrjen. Në pritje të konfirmimit tuaj, DAMIAN GJIKNURI. Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

8 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

15 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

38 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

51 minutes ago