Categories: Uncategorized

Gjermania merr vendimin për Shqipërinë, vend me rrezikshmëri të lartë për COVID

Ambasada gjermane në Tiranë ka konsideruar se Shqipëria është vend me rrèzikshmëri të lartë të COVID-19 bazuar në vlerësimet e institucioneve shëndetësore në Gjermani.

Në njoftimi, theksohet se në Shqipëri nuk garantohet shërbim shëndetësor sipas standardeve gjermane dhe se nëse rast kthimi nga Shqipëria do të duhet karantinim 14 ditor në Gjermani.

Të lidhura

None found

“Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Kjo karantinë vlen për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi
+++ Paralajmërimi për udhëtime në Shqipëri vlen edhe më tej – pas kthimit në Gjermani vlejnë rregullat e karantinimit +++

Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrèzikshmëri për shkat të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast kthimi, karantine 14-ditore: Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinimit në shtëpi ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19.

të fundit

Dy festa në vend të një dasme: Ndarja e familjarëve nga miqtë – zgjidhje moderne apo recetë për zhgënjime?

Një ide që premton më shumë argëtim, por mund të mos u pëlqejë të gjithëveDasmat kanë qenë gjithmonë një ndërthurje…

3 minutes ago

BE përshpejton procesin e zgjerimit: hapen dy kapituj të reja negociatash për Ukrainën dhe Moldavinë

Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht kapituj të rinj negociatash me Ukrainën nesër, një hap i domosdoshëm përpara se vendi…

4 minutes ago

Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Volkswagen Group ka regjistruar një rënie prej 9% të shitjeve globale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…

6 minutes ago

Gjilani në zi: Tri vrasje familjare, babai 53-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit 29-vjeçar

Tri raste të rënda të vrasjeve brenda familjes në periudhën e fundit kanë tronditur Gjilanin. Derisa të premten dy persona…

6 minutes ago

Çipi Maia 300 i Microsoftit për inteligjencën artificiale synon përdorim të gjerë që nga viti 2027

Microsoft prezantoi të hënën përshpejtuesin e saj të gjeneratës së tretë për inteligjencën artificiale, Maia, duke bërë të ditur planet…

7 minutes ago

Dy senatorë amerikanë mbërrijnë në Kosovë – Ambasada shpërndan pamje nga takimet me Kurtin dhe presidenten

Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga…

14 minutes ago