Categories: Uncategorized

Gjermania nuk i njeh testet për Covid-19 që bëhen në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se testet e koronavirusit të kryera në Kosovë nuk njhen nga shteti gjerman.

Për më tepër thuhet se Kosova nga institucionet kompetente gjermane aktualisht kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19.

Të lidhura

None found

Në njoftim thuhet në rast të kthimit në Gjermani atëherë do t’i nënshtrohen izolimit në shtëpi për 14 ditë.

Njoftimi

Njoftim për qytetarët që udhëtojnë në Kosovë dhe Gjermani

Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që së pari të njoftoheni për njoftimet e Organeve përgjegjëse të Kosovës dhe patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme e Gjermanisë edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet e domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë. Kjo vlen aktualisht deri më 31 gusht 2020. Kosova nga institucionet kompetente gjermane aktualisht kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsullatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike.

Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Kosovë nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ekzistojnë kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për COVID-19.

Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh.

Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinës shtëpiake ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta.

Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për COVID-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë vendos institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në Kosovë aktualisht nuk ka laboratorë, të cilët kryejnë teste për COVID-19, të cilat njihen në Gjermani.

të fundit

SHqipëria mbi pragun e NATO-s, SHBA vlerëson rolin e saj në mbrojtjen e aleancës

Teksa marrëdhëniet transatlantike po futen në një etapë të re rishikimi strategjik dhe Uashingtoni po kërkon nga aleatët më shumë…

2 minutes ago

Drita e rikthen në skuadër mbrojtësin qendror Hajdin Salihu

Kampionia e Kosovës, Drita, ka zyrtarizuar rikthimin e qendërmbrojtësit Hajdin Salihu, duke përforcuar repartin defensiv për sezonin e ri.24-vjeçari rikthehet…

2 minutes ago

Justin Bieber është në negociata për të performuar në finalen e Kampionatit Botëror 2026

Justin Bieber mund të performojë në finalen e Kupës së Botës, e cila po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada…

5 minutes ago

Prokuroria publikon hollësi për plagosjen me thikë të një të mituri në Mitrovicë

Tre të mitur dyshohen për therjen me thikë të një bashkëmoshatari në Mitrovicën e Jugut më 2 korrik 2026, rreth…

7 minutes ago

Misetic kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Për 6 vjet nuk ka kontaktuar asnjë avokat të Thaçit

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, i reagoi Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera, pasi ky sot…

7 minutes ago

NASA vë në lëvizje misionin për të ngritur Swift në një orbitë më të sigurt

Një operacion i pazakontë është vënë në zbatim nga NASA për të shpëtuar observatorin hapësinor Swift, i cili përballet me…

14 minutes ago