Gjendet i vdekur i dyshuari për vrasjen e djalit të gjyqtares Esther Salas dhe plagosjes së burrit të saj në shtëpinë e tyre në New Jersey.
I dyshuari tani është identifikuar si Roy Den Hollander, një avokat nga Manhattani.
None found
Trupi i Den Hollander u zbulua në një makinë nga një punonjës komunal në qytetin Rockland, New York.
Ai vdiq nga një plagë e dukshme vetë-shkaktuar me armë, thanë burimet për ABC News.
Në makinën e tij u gjet një pako e FedEx drejtuar gjyqtares Salas. Zëdhënësi i FedEx, Jim Masilak tha në një deklaratë: “Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave dhe po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet hetuese”.
Ditën e dielë pasdite, një njeri i armatosur trokiti në derën e shtëpisë së familjes së gjyqtares Salas. Djali i saj Daniel Anderl iu përgjigj derës dhe u qëllua i pari, para se të qëllohej edhe babai i tij. Vetë Salas nuk u lëndua në sulm.
“Si gjyqtare, ajo kishte kërcënime herë pas here, por të gjithë thonë se kohët e fundit nuk kishte pasur asnjë”– tha kryebashkiaku Womack, i cili është mik personal i gjyqtares dhe burrit të saj.
Autoritetet po hetojnë nëse ka ndonjë lidhje midis atyre kërcënimeve të para dhe të shtënave, apo nëse ngjarja lidhet me punën e burrit si avokat mbrojtës penal.
Në një rast të vitit 2015 para Salas, Den Hollander përfaqësonte një grua që dëshironte të regjistrohej për draftin ushtarak. Ai u zëvendësua në qershorin e kaluar përpara se çështja të zgjidhej plotësisht.
Den Hollander më parë kishte hedhur në gjyq klubet e natës në Manhattan pse favorizonin gratë duke ofruar zbritje vetëm për zonjat dhe ka paditur qeverinë federale për një ligj që mbron gratë nga dhuna. Ai gjithashtu ka hedhur në gjyq Universitetin Columbia për ofrimin e kurseve të studimeve për gratë, duke akuzuar shkollën se ka përdorur ndihmë qeveritare për të mësuar një “sistem besimi fetar të quajtur feminizëm”.
Gjyqtarja Salas sapo kishte marrë përsipër çështjen e sjellë nga investitorët e Deutsche Bank.
Një aktiviste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve që të grumbullohen ditën e nesërme përpara selisë së Partisë Socialiste,…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor qe lidhen Fishtën, në superstradën Lezhë–Shkodër. Një automjet tip “Audi”…
Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të…
Numri dy i Ministrisë së Arsimit Driton Sulejmani tha se problemi me uljen e numrit të nxënësve në Shkollat Fillore…
Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë po përballet aktualisht me tre zjarre aktive në ambiente të hapura, në fshatin Leshnicë,…
Interpol Tirana bashkë me BKH në bashkëpunim me skuadrën kombëtare britanike të ekstradimeve në NCA lokalizuan dhe arrestuan një të…