Categories: Uncategorized

Gjashtë të arrestuar në Durrës, çfarë zbuloi policia

Policia e Durrësit ka arrestuar gjashtë persona si dhe janë proceduar 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, disa prej të arrestuarve akuzohen për dhunë në familje.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë i policisë:

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F.K., 31 vjeç, banues në Shijak, Durrës, sepse më datë 11.09.2020, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në seancën gjyqësore ndaj shtetasit I.B., ku ishte thirrur si dëshmitar, ka dhënë dëshmi të rreme.

Specalistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

M.B., 32 vjeç, punonjës pranë Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe E.K., 22 vjeç, banues në Durrës.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi dyshohet se shtetasi E.K., i ka dhënë shtetasit M.B., një shumë parash, për të përfituar shtesë pensioni.

S.Gj., 48 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij “Bar Kafe”, u konstatua se ushtronte aktivitet hoteleri, i pa paisur me liçensën përkatëse dhe duke fshehur të ardhurat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.M., 48 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A.K., 27 vjeç dhe B.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Krujë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në banesën e shtetasit F.Z., disa materiale ndërtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R.N., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 1.05 mg/l, është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Berisha: Rama është një nga psikologjitë më perverse të species Homo Sapiens, vuan nga Kompleksi i Edipit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama, është një nga psikologjitë më perverse të species Homo…

6 seconds ago

PHOTO/ Ilir Demalia assaulted, analyst reports to police: Two people attacked me…

Analisti Ilir Demalia, ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë. Raportohet…

18 seconds ago

Korreshi Raises the Alarm Again Over Lushnjë Hospital: Emergency Department in Darkness, Message to Karakaçi from Brussels

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër skandal në Urgjencën e Spitalit të Lushnjës. Referuar pamjeve qe…

33 seconds ago

Klevis Balliu: Poor governance is putting the holding of the NATO Summit in Tirana at risk

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me lajmet se, Samiti i NATO-s rrezik të…

43 seconds ago

VIDEO/ Rama Met with Protests in Germany Too, Albanians Rally in Düsseldorf: Resign!

Kryeministri i vendit Edi Rama, u prit me protesta pasi shkoi në Düsseldorf të Gjermanisë për një takim me Kryeministrin…

56 seconds ago

Mimoza Ahmeti: I Will Make a Song with Tayna

Poetja Mimoza Ahmeti, e ftuar në studion e ‘QUO VADIS’, ka komentuar marrëdhëniet në Ferma VIP 3. Moza u shpreh…

1 minute ago