Categories: Uncategorized

Gazetari: Kush po vret në Elbasan, dy familje janë rivale të përjetshme

Gazetari Sokol Bregu komentoi ngjarjen e djeshme që tronditi edhe njëherë qytetin e Elbasanit. Në një atentat mafioz mbeti i plagosur rëndë Ardian Çapja, i cili vijon të jetë në gjendje kritike tek spitali i Traumës.

Gazetari theksoi në Abc News se në Elbasan janë tashmë dy familje rivale të përjetshme me njëra-tjetrën dhe kanë ardhur deri në këtë pikë pasi shteti nuk ka ndërhyrë.

Të lidhura

None found

Sipas tij 10 vite më parë Elbasani ishte shumë herë më i qetë, ndërsa shton se ajo që ndodhi dje është një sekuencë filmi që do e shohim prej kohësh.

“Është një histori ku dy bandat rivale përplasen, ose më saktë jo dy bandat, ato janë dy pjesë të qytetit, të cilat furnizohen gjatë gjithë kohës me njerëz dhe janë armiq të përjetshëm të njëri-tjetrit. A mendon kështu si unë policia? Mendoj se jo. Erdhëm në këtë pikë në Elbasan për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe jemi në këtë pikë ku vetëm shohim dhe nuk mund të ndërhyjmë.

Shteti nuk ka ndërhyrë kurrë, ja si e sollën Elbasanin në pikë. Ku para 10 vitesh ishte shumë herë më i qetë, por renditej në rrethet me kriminalitetit diku te 15 apo 20. Dhe çfarë ndryshon, Elbasani sidomos 5 vitet e fundit renditet ose pas Tiranës, ose i treti pas Tiranës dhe Durrësit. Se si e çuan Elbasanin këto do të donim ditë ta sqaronim. Por ajo që ndodhi dje është një sekuencë e një filmi që do e shohim prej kohësh”, tha Bregu.

Gazetari shtoi më tej se shteti duhet të ndërhyjë në Elbasan, dhe të mos i lërë bandat të veprojnë vetë. Lidhur me këtë Bregu solli në vëmendjen rastin e Shkodrës.

“Vetëm me arrestimet që u bënë në Shkodër, kriminaliteti për 2019 ra me 40%. Ndërhy të mos ketë kriminalitet. Ai inspektori i krimeve në Elbasan nuk ndërhyn sepse nuk ka guxim, jo se ka në filozofi”, tha ai.

të fundit

Trump del në mbështetje të kreut të Nvidia-s pas zbulimeve për aferën e dyshuar me biznesmenen kineze

Nvidia është e tronditur nga zbulimet rreth aferës së dyshuar të CEO-së së saj Jensen Huang me një biznesmene kineze…

4 minutes ago

Arjol Bllaca fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Talenti i Gjilanit Arjol Bllaca është shpallur lojtari më i mirë i javës në Superligën e Kosovës, nga Federata e…

4 minutes ago

Hetimi i bordit për Jensen Huang shoqërohet me rënie të aksioneve të Nvidia

Aksionet e Nvidia ranë të dielën vonë pas nisjes së një hetimi të pavarur të bordit ndaj CEO-s Jensen Huang…

6 minutes ago

Ish-presidenti, Joe Biden rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Më ka ngadalësuar, ka edhe ditë të vështira

Në një postim në rrjetin social X, ish-presidenti amerikan Joe Biden 83-vjeç, ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton në përditshmëri…

7 minutes ago

Manaj dhe Cake përfshihen në formacionet më të mira të javës

Teksa dita e sotme përkon me rikthimin e legjionarëve, të cilët fillimisht do të grumbullohen për t’u vënë në dispozicion…

16 minutes ago

Kurti në Paris me mërgatën: Shteti do të garantojë kreditë për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para…

18 minutes ago