Categories: Uncategorized

Franca i ribashkohet Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Gjatë takimit të nivelit të lartë të Nismës Koordinuese Franko-Gjermane që po zhvillohet sot në Berlin, për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor, ministri francez për Europën dhe Punët e Jashtme, Jean-Yves Le Drian, njoftoi se Franca ka vendosur ti ribashkohet Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) .

“Ky është një lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor, RCC dhe bashkëpunimin rajonal. Unë e mirëpres Francën në organizatë dhe e shoh këtë si një mundësi të nevojshme për të punuar bashkarisht për transformimin e vendeve tona në shtetet e ardhshme anëtare të BE-së,” tha sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, e cila do të flasë më vonë gjatë ditës së sotme në takimin e Berlinit, një event që mbledh përfaqësues të BE-së, shtete anëtare të BE-së, autoritete të Bankës Botërore, si edhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Franca u tërhoq nga anëtarësia në RCC në 2014-n, dhe vendimi për t’u rikthyer tregon angazhim të fortë për të punuar së bashku me rajonin dhe projektet e reja për transformimin e tij.

“Ky vendim [për t’ju bashkuar RCC] u mor në kuadër të Strategjisë Franceze për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Presidenti i Republikës, prillin e kaluar. Kjo Strategji ndër-ministrore ka për qëllim mbështetje më të fortë për stabilizimin, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe forcimin e shtetit të së drejtës si edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Përveç dimensionit dypalësh, Strategjia Franceze mbështet bashkëpunimin rajonal, një element kyç për pranimin e vendeve të rajonit në BE. Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e punës së RCC-së, veçanërisht në fushat e investimeve, marrëdhënieve dhe sigurisë”, tha Le Drian në letrën e tij drejtuar RCC-së.

Gjermania dhe Franca e organizuan bashkarisht takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës franko-gjermane për kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor. Takimi është bashkë-kryesuar nga ministri Federal gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ministri francez për Europën dhe Punët e Jashtme, Jean-Yves Le Drian, komisionerja Europiane për Punët e Brendëshme, Ylva Johansson dhe komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi.

të fundit

Cassano ul vlerat e Viniciusit: Rodrygo është më i mirë dhe duhet të startojë

Gjatë një interviste para përballjes mes Romës dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit,…

12 seconds ago

Pas Dani Carvajalit, Getafe synon të afrojë edhe Jadon Sanchon

Getafe po përgatit një tjetër lëvizje befasuese në tregun e transferimeve, pasi synon transferimin e Jadon Sanchos, pas sigurimit të…

37 seconds ago

VIDEO/ Studentët i vënë flakën Ministrisë së Arsimit, përplasje e fortë në Rrugën e Durrësit

Protestuesit kanë vijuar përplasjet me policinë te rruga e Durrësit përballë Ministrisë së Arsimit. Përveç goditjeve me sende të forta…

2 minutes ago

Dhuna e policisë ndaj studentëve/ Reagon Luiz Ejlli: Populli s’duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur…

Përmes një postimi në "Instagram", këngëtari Luiz Ejlli, ka reaguar lidhur me protestën studentore dhe situatën e krijuar me disa…

11 minutes ago

Haxhiu: Aleanca me NATO-n, bazament i sigurisë së Kosovës dhe i perspektivës euroatlantike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë partneriteti me NATO-n është shtyllë kryesore e sigurisë për Kosovës dhe…

17 minutes ago

Fadil Geci para Pallatit të Drejtësisë: “Jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese

Vëllai i Gani Gecit, Fadil Geci është prononcuar për media, teksa po qëndron para Pallatit të Drejtësisë, ku në Gjykatën…

18 minutes ago