Mediat greke raportojnë për një incident të rëndë në kufirin Greqi-Turqi disa ditë më parë.
Siç raporton Protothema, një grup i forcave speciale të ushtrisë turke ka hapur zjarr me breshëri ndaj disa oficerëve të policisë greke, të cilët po patrullonin në pjesën veriore të kufirit mes dy vendeve, pikërisht pranë fshatit Sofiko në Evros.
None found
Ngjarja ndodhi në orët e para të datës 6 prill dhe raportohet se ushtarët turq qëlluan në ajër si edhe drejt policëve grekë në kufi, ndërsa nga këta të fundit nuk ka patur përgjigje me zjarr.
Sipas mediave greke, forcat speciale turke kanë qëlluar tre herë ndaj policisë greke në një distancë vetëm 100 metra.
Ndryshe nga mediat greke, kjo ngjarja nuk ka gjetur raportim në mediat turke.
Turqia dhe Greqia janë në një raport të tensionuar kohët e fundit për shkak të shfrytëzimit të pasurive nën ujore në Egjeun Lindor, por sëfundmi edhe për shkak të emigrantëve. /albeu.com
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…