Categories: Uncategorized

“Fluturuan” në autostradë, radari bën kërdinë në Sauk

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve për shkelje të rregullave të qarkullimit ka ndërshkuar 8 drejtues mjetesh me heqje të patentës.

Aksioni i policisë është shtrirë i gjatë natës në aksin e Saukut, ku janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë i policisë

Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Vijon të ndodhë 👮♂🚔🛣në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore

Edhe pse rruga monitorohet me radar 📸 e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.

Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni 🛫të arrini aksidentin 🚑apo të dorëzoni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patentës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj🏠 të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja🏡, ajo ka nevojë për ju.

#Mos🛫porqarkullome kujdesne🛣

#MosPerdor🚙NenEfektine🥃

#RespektoKufizimeteShpejtesise📸.

të fundit

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 13 Nëntor 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…

6 minutes ago

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

7 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

7 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

7 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

7 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

7 hours ago