Data 15 qershor, kulmon me rifillimin e transportit urban të bllokuar që prej muajit mars si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.
Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka treguar në Abc-ja e Mëngjesit se si do të funksionojë transporti urban.
None found
Ai deklaroi se mënyra e lëvizjes së njerëzve ka ndryshuar pasi tashmë parësore është ruajtja e shëndetit, duke theksuar kështu se pas karantinës pritet që njerëzit të përdorin më pak transportin urban.
Gonxhe u shpreh gjithashtu se nëse do ketë fluks të lartë të njerëzve, do ketë edhe shtim të automjeteve të transportit urban për të shmangur grumbullimet në stacionet urbane.
“Ka një aspekt edhe psiqik që ka ndryshuar diçka. Sot po të pyesësh edhe kur hipën në taksi, kuptohet se ka ndryshuar një mënyrë sjellje.
Njerëzit po përdorin biçikleta. Diçka ka ndodhur pas karantinës. Mund të ketë një situatë që mund të përballemi me një stepje nga të udhëtuarit si më parë. Njerëzit po e përdorin më pak urbanin.
Nuk mund të jetë dot një histori ultimatumesh. Ne mund të kemi xhiron 70% siç na lejohet. Urojmë që duke garantuar pastërtinë, higjienën të rikthehet besimi tek publiku. Edhe nga kjo vijmë nga një moment jo i mirë.
Për ata që duan të shkojnë dhe duan të vijnë në punë, biletat nuk do lëvizin. Nuk mund të ndryshohet bileta ashtu sepse ato printohen dhe shpërndahen nga një institucion i caktuar. Nëse do ketë përdorim masiv të urbanëve ne do shtojmë mjetet”. u shpreh Blendi Gonxhe.
Lidhur me protestën e paralajmëruar sot nga Shoqata e Transportit Ndërqytetas, Gonxhe u shpreh se do të negociohet me palët për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre.
Transporti urban është parashikuar të rikthehet në punë në datë 15 qershor, pas më shumë se tre muajsh karantinë, që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…