Categories: Uncategorized

FIFA: Një mundësi unike për futbollistët myslimanë në këtë Ramazan

Gjatë muajit të shenjë mysliman të Ramazanit, shpesh paraqitet pyetja për aftësinë e sportistëve në përgjithësi, dhe futbollistëve në veçanti, për të agjëruar për një muaj të plotë, pa ndikuar në performancën e tyre ose aftësinë fizike.

Por për futbollistët myslimanë pandemia Covid – 19 ka të paktën një anë të mirë, ka shkruar FIFA.com.

Të lidhura

None found

Me futbollin të pezulluar thuajse në mbarë botën, ata nuk duhet të agjërojnë dhe të luajnë ndeshje pa pirë ujë gjatë tërë ditës. Në këtë Ramazan ata kanë mundësinë unike t’iu përmbahen obligimeve fetare dhe të kalojnë kohë më të gjatë me familjet e tyre.

Lojtarët mysliman po përjetojnë një Ramazan ndryshe këtë vit, ka thënë reprezentuesi i Algjerisë, Islam Slimani për FIFA.com.

“Kjo është gjë e mirë për lojtarët myslimanë. Në muajt e kaluar të Ramazanit, unë kam agjëruar gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve pasi për mua, njëjtë si për gjithë myslimanët, Ramazani është muaj i shenjtë”.

Slimani, që luan për ekipin e Ligue 1, Monaco, ku është i huazuar nga Leicester City dhe që ka luajtur më parë në Portugali dhe Turqi, ka shtuar: “Disa lojtarë e kishin të pamundur të agjëronin gjatë ndeshjeve që luheshin në Ramazan. Këtë vit ata nuk i kanë këto dilema”.

Youssef Mohamad, ish-reprezentues i Libanit dhe ish-kapiten i Koelnit gjerman, thotë se lojtarët myslimanë kanë mundësi të madhe këtë vit që të përjetojnë frymën e shenjtë të Ramazanit pa presion të lojërave ose stërvitjeve.

“Pezullimi i aktiviteteve të futbollit në këtë moment, është lajm i mirë për lojtarët myslimanë”, ka thënë ai. “Ata mund të agjërojnë në muajin e shenjtë pa u lodhur nga stërvitjet apo ndeshjet. Këtë vit ata mund të përjetojnë atmosferën e veçantë që vjen me Ramazanin”.

Ish-mbrojtësi, i njohur si “Dodo”, ka luajtur për Freiburgin për tri vjet. Ai ka kujtuar sfidat që kishte si lojtar.

“Gjatë kohës në Evropë, periudha e agjërimit ishte veçanërisht e gjatë. Në fillim ishte e vështirë për mua që të agjërojë nën presionin e ndeshjeve, por në vitet e mëvonshme, falë dietologut në Koeln, gjërat u bënë pak më mirë”.

“Karantina për shkak të koronavirusit qartë se është e keqe, por i ka disa elemente të mira për futbollistët myslimanë”, thotë mbrojtësi francez, Wilfried Moimbe.

“Në vitet e fundit Ramazani ka ardhur në kohë shumë të vështirë, gjatë përgatitjeve për edicionin e ri, kur stërvitjet janë të gjata dhe të mundimshme. Mbahen edhe nga dy e tri seanca në ditë. Nuk ishte e lehtë të agjërohej në atë kohë, pasi kishim nevojë për ujë për të marrë pak energji”.

Ai ka thënë se agjërimi në shtëpi këtë vit i ka dhënë mundësinë që të kalojë kohë me gruan dhe fëmijët, si dhe të ndihmojë njerëzit gjatë muajit të shenjtë. Ai thotë se këtë nuk e kishte të mundur në të kaluarën.

Federata e Futbollit të Bangladeshit e ka shfrytëzuar pezullimin e futbollit gjatë Ramazanit për të ndihmuar njerëzit e prekur nga Covid – 19. Kjo federatë aktualisht përgatit shujta për iftar dhe i shpërndan ato te më shumë se 300 persona në ditë. Po kontribuojnë në këtë iniciativë lojtarë dhe ish-lojtarë e po ashtu klube të ndryshme.

të fundit

Security expert explains the message behind Serbia’s largest military exercise

Ushtria e Serbisë do të zhvillojë më 28 qershor një stërvitje ushtarake në poligonin "Pasuljanske Livade", në ditën kur në…

13 minutes ago

35 years since the imposition of violent Serbian measures at the University of Prishtina

Pas rreth 20 viteve pune të suksesshme të Universitetit të Prishtinës, vitet 1989-1990 shënuan fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe…

14 minutes ago

Halil Geci issues strong statement against Edi Rama: No one escapes the judgment of God and the people

Veprimtari Halil Geci ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e quan…

14 minutes ago

A family spends 89% of its income, Tirana the second most expensive capital in Europe

Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në të gjithë Europën, përballueshmëria…

15 minutes ago

Miracle after the earthquake in Venezuela: 11-year-old pulled out alive from the rubble after 3 days

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën u regjistrua në Karabageda, ku një djalë 11-vjeçar u…

17 minutes ago

The 29th protest is being held today, citizens demand Rama’s non-negotiable resignation

Ditën e sotme, do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i…

18 minutes ago