2 prilli shënon nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në një mesazh drejtuar të gjithë besimtarëve, thotë se ky muaj “është afrim i njeriut me Krijuesin dhe përjetim shpirtëror i pa krahasueshëm për këdo. Ky muaj është paqe, solidaritet, mirësjellje”.
None found
“Doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë. Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të! I lutem Zotit të gjithësisë të na pranojë lutjet, adhurimet dhe çdo vepër të mirë në këtë muaj të bekuar”, thuhet në mesazhin e kreut të KMSH.
Mesazhi i plotë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë:
Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Nesër, myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral, pse jo edhe shëndetësor.
Ramazani është muaj në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshin çdokënd.
Ramazani është muaji i zbritjes së librit, Kuranit të Shenjtë.
Libër i cili është fjala e Zotit që erdhi te ne nëpërmjet Profetit Muhamed (a.s.), është udhëzuesi ynë shpirtëror dhe social.
Të dashur besimtarë!
Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet etj, por Ramazani është edhe vetëpërmbajtje e lartë dhe largim nga çdo ves apo vepër e papërshtatshme.
Ky muaj është afrim i njeriut me Krijuesin dhe përjetim shpirtëror i pa krahasueshëm për këdo.
Ky muaj është paqe, solidaritet, mirësjellje.
Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit dhe midis popujve e kombeve.
Lutemi për më shumë kujdes e vëmendje ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve.
Rrugëtimi ynë i përbashkët kërkon motivacion të lartë, për t’i tejkaluar sfidat, për një të ardhme më të mirë të vendit.
Së fundi, doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë.
Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të!
I lutem Zotit të gjithësisë të na pranojë lutjet, adhurimet dhe çdo vepër të mirë në këtë muaj të bekuar.
Gëzuar muajin e Ramazanit!
H. Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…