Categories: Uncategorized

Erion Kristo: Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin, lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka shprehur gjithë indinjatën e tij për vendimin e marrë për të kufizuar fundjavën.

Teksa përcjell zemërimin që ndjen me veten, pasi nuk mund të bëjë dot asgjë, Kristo shpreh habinë se si “Mijëra myslimanë durojnë poshtërimin. Mijëra njerëz të mbetur pa punë. Mijëra biznese të falimentuara. Mijëra të rinj të pashpresë”.

Të lidhura

None found

Reagimi i Kristos

Sot doja të dilja një shëtitje nga liqeni. Ishte e pamundur. Nuk lejohej. Mbeta aty te shkallët me zemërim në gji. Zemërimin nuk e kisha as me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur. Zemërimin e kisha me veten. Isha i zemëruar se doja të protestoja, doja të kërkoja me forcë të hapej liqeni.

Isha i gatshëm të përfundoja burgjeve. Po nuk isha i gatshëm ta bëja vetëm. Do të doja që fëmijët tuaj dymetroshë t’i kisha prapa në mbështetje. Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit. Që lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve. Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin. Mijëra njerëz të mbetur pa punë. Mijëra biznese të falimentuara. Mijëra të rinj të pashpresë. Dhe pikërisht aty i them vetes: pse i mërzit njerëzit. Boll të mërzitur janë. Mbaji për vete mendimet e tua.

Kujt i duhen? Pse fut helm në shpirtin tënd? Kthehu në shtëpi dhe shtrihu në divan. Dhe pikërisht këtë bëra. Nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet. Të vetmen gjë që mund të bësh është të presësh derisa indiferenti të dëmtohet vetë nga shteti. Aty do kesh rastin të qeshësh. Ti nuk do ta bësh, se nuk je shpirtvogël, por je thjesht i detyruar. Siç të detyruan ty sot të ktheheshe në shtëpi me shpirtin vrer dhe bishtin ndër shalë. /albeu.com/

Erion Kristo:

të fundit

Përplasje ligjore mes Prishtinës dhe Brukselit – Bytyçi: Standardet e dyfishta duhet të marrin fund!

Kritikat e Bashkimit Evropian ndaj vendimeve të institucioneve të Kosovës, si në rastin e lirimit nga detyra të shtatë prokurorëve…

43 seconds ago

“Leave or be swallowed”: Shocking testimony from devastating fires in Spain and France as flames overwhelm emergency crews

Një valë zjarresh shkatërruese po godet Spanjën dhe Francën, duke detyruar më shumë se 220 mijë persona të largohen nga…

1 minute ago

4.1 magnitude earthquake in Italy, tremors felt as far as Abruzzo and Lazio

Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua pak pas mesnatës në Pizzone, Itali, një komunë në provincën e Isernias në…

1 minute ago

SpaceX achieves spectacular Starship landing after previous failed attempt

SpaceX ka përfunduar një fluturim provë të mega-raketës së saj Starship, pas një përpjekjeje të dështuar për lëshim javën e…

2 minutes ago

Historical Aqueduct of Vranisht under restoration, Rama shares footage: Preserving a valuable piece of heritage

Këtë të shtunë, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë   pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë,…

2 minutes ago

Fortunate reversal in the sky: SpaceX breaks the 13th curse with perfect Starship landing

SpaceX ka përfunduar një fluturim provë të mega-raketës së saj Starship, pas një përpjekjeje të dështuar për lëshim javën e…

3 minutes ago