Categories: Uncategorized

Erdhi dita, Tirana synon “historinë” ndaj Crvena Zvezdës

Dita e madhe erdhi. Mbrëmjen e sotme në Air Albania, Tirana pret Crvena Zvezdën me misionin për të bërë historinë e futbollit shqiptar. Bardheblutë do të kërkojnë të përsëritin suksesin e Flamurtarit që më shumë se 3 dekada më parë eliminonte Partizanin e Beogradit.

Përballë skuadrës së Emanuel Egbo në turin e dytë kualifikues të Champions League do të jetë Crvena Zvezda e Dejan Stankovic një skuadër që di vetëm të fitojë dhe vjen pas një sezoni super të suksesshëm në Serbi ku përveçse u shpall kampione kryeson bindshëm edhe sezonin e ri.

Të lidhura

None found

Kjo është një sfidë që ka edhe nuanca nacionaliste dhe nëse do të luhej me tifozë problematikat mund të ishin të shumta, gjithsesi për shkak të pandemisë COVID-19, është një sfidë teke në Air Albania pa praninë e fansave dhe Tirana e Crvena janë të fokusuara vetëm te fusha e lojës, aty ku serbët do të kërkojnë të bëjnë detyrën pasi synojnë grupet e Championsit, ndërsa bardheblutë mrekullinë.

Egbo pritet të hedhë në fushë formacionin fitues në Tbilisi edhe pse nuk duhet harruar që është rikuperuar Erjon Hoxhallari dhe diçka mund të ndryshojë në mbrojtje. Parashikohet një duel i nxehtë pasi kjo sfidë vlen një biletë për në turin e tretë të kualifikues të UEFA Champions League.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

6 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago