Categories: Uncategorized

Eksperti Dasho për rritjen e pagave të bluzave të bardha: Qesharake!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar në lidhje e rritjen e pagave me 40 për qind për mjekët dhe infermierët, në kushtet kur mungesat janë të shumta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori e cilwson kwtw fakt qesharak dhe konsideron të ngutshme nevojën për rikonceptimin e financimit të shëndetësisë në tërësi, ndërtimin e një spitali modern terciar dhe çfarë është me rëndësi, transformimin e modelit menaxhues duke i siguruar mëvetësi.

Të lidhura

None found

“Rritja prej 40% e pagave të mjekëve përkthehet në terma financiarë në afërsisht 10 milionë dollarë, diku rreth 3- 4% e buxhetit vjetor të shëndetësisë. Një rritje që duhet vlerësuar, sepse kolegët që punojnë në shëndetësi meritojnë më tepër se dyfishimin e pagave qesharake që marrin. Por, e parë në kontekst të asaj që nevojitet realisht, kjo rritje është qesharake dhe miope. Shqipëria sot ka nevojë të rikonceptojë tërësisht financimin e shëndetësisë, i cili është një miks as gjerman dhe as anglez, duke qenë i vetmi sistem financimi europian që nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për t’u reformuar, që kur u krijua në vitin 1996.

Shqipëria sot ka nevojë të ndërtojë nga e para një spital modern terciar dhe 4 ose 5 spitale rajonale, një investim i cili do të kërkojë të paktën 1 miliard dollarë. Shqipëria sot ka nevojë të ndryshojë totalisht modelin menaxhues, nga modeli i centralizuar drejt një modeli autonom, që konkurron me sektorin privat në kushte të barabarta. Shqipëria sot ka nevojë të zbatojë teknologji të reja, kryesisht në fushën e informacionit shëndetësor, ku mjeku shqiptar akoma shkruan në letër kartelën e pacientit, sikundër e shkruante në papirus mjeku egjiptian 4 mijë vjet më parë. Këto dhe masa të tjera janë ato që priten në shëndetësi dhe jo gënjeshtra e radhës, karamelja qesharake 10 milionë dollarëshe për mjekët dhe qytetarët”, ka shkruar doktori.

Sipas tij, ndërsa fatura për rritjen e pagave të personelit shëndetësor rëndon 10 milionë dollarë, shumëfishi i kësaj vlere shkon për koncesionet, pjesa më e madhe e të cilave, edhe kur bëjnë sens nga ana teknike, janë gropa financiare të mbivlerësuara dhe të mbipaguara nga taksat e shqiptarëve.

“Nëse duam një shëndetësi bashkëkohore që i mban mjekët në Shqipëri dhe nuk i zbon dyerve të botës, këto masa duhen marrë. Përndryshe, duke menduar dhe punuar tre vjet për oligarkët dhe një vit për mjekët, sistemi që fut ujë nga të gjitha anët nuk e ka të gjatë”, mbyll statusin e tij doktori.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago