Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se java që vjen dot të nisë me diell me ditën e hënë, ndërsa nga e marta priten rënie temperaturash.
moti
None found
“Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale”, kanë parashikuar sinoptikanët për ditën e martë.
Ndërsa nga e mërkura në të premte do të kemi sërish stabilizim të kushteve atmosferike, ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët.
“Përshëndetje nga SHMU dhe më poshtë po ju njohim me situatën meteorologjike sa i përket javës që presim përpara!
Java nis me ditën e Hënë dhe mot të kthjellët në të gjithë territorin por gjithashtu pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji. Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulta.
Gjatë ditës së Martë kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme. Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.
Nga dita e Mërkurë deri dhe të Premten parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale”, njofton SHMU.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…