Categories: Uncategorized

E helmuan apo i dha fund jetës? Del ekspertiza paraprake për vdekjen e Andon Mëhillajt

Ditën e djeshme, në ambjentet e burgut të Peqinit u gjet i pajetë i dënuari me burgim të përjetshëm Andon Mëhillajn.

Familjarët aluduan se mund të jetë pasojë e një helmimi, por pikëpyetjet u hodhën dhe se ai mund të kishte vrarë veten pasi më herët kishte tentuar të bënte një gjë të tillë.

Edhe pse ekspertiza do një muaj që të dalë, në atë paraprake thuhet se vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

“Vdekje e menjëhershme për shkaqe ende të pasqaruara! Do pritet rezultati përfundimtar i autopsisë pas 29 ditësh”, thuhet në raportin paraprak nga mjekët ligjorë të Elbasanit.

Kujtojmë se Mëhillaj dhe disa të afërm të tij dyshoheshin si porositësit e krimeve të pranuara nga Julian Sinanaj.

Familjaret tregojne se Andon Mehillaj, baba i dy femijeve vuante nga zemra, qe ne momentin qe hyri ne burg.

“Ai vuante nga zemra qe ne momentin qe hyri ne burg. Shteti e ka lene te izoluar. Ka nderruar jete per shkak te mungeses se ndihmes mjekesore”- thone familjaret.

Ata tregojne se u eshte komunikuar se ai ka nderruar jete per shkak te nje ataku kardiak.

Sipas tyre ai nuk kishte lidhje me asnje nga akuzat kriminale qe i jane bere. “Cfare krimineli ishte ai, ate e denuan se nuk kishte leke”- thone ata.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

5 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

5 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

5 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago