Janë 4 raste të reja të konfirmuara në rrethin e Fierit të cilët 3 janë në bashkinë e Fierit dhe 1 në bashkinë e Patosit.
Ajo që është e rëndë është se 3 rastet e bashkisë së Fierit janë raste të veçuara dhe nuk kanë parur histori të kaluar apo të kenë kontaktuar persona apo vende të infektuara nga vende të tjera kohët e fundit.
None found
ABC news raporton se po gjurmohet zinxhiri i kontakteve të 3 të rinjve, situata është e rëndë sepse mendohet që numri i të prekurve nga të rinjtë është i lartë. Ata ndërkohë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.
Nga ana e Bashkisë Fier janë duke u marrë masat për të distancuar të rinjtë nga familjarët.
Moshë e 3 prej të prekurve në Fier nën 25 vjeç.
Në bashkinë e Patosit kemi një 61 vjeçar i cili është fqinj i 85 vjeçarit që u transportua 2 ditë më parë drejt spitalit infektiv në tiranë me simptoma të rënda. 85 vjeçarja u infektua nga djali i saj 62 vjeç i cili kishte mbërritur ditët e fundit nga Italia.
Gjendja e të prekurve për momentin raportohet se është e stabilizuar ndërkohë që numri total i të prekurve ka shkuar në 12.
Bashkia e Fierit ka bërë edhe dezinfektimin e mjediseve dhe ambienteve ku këta banorë jetojnë. Bëhet fjalë për lagjen “1 maj”, lagjen “Liri”, dhe lagjen “Afrim”.
Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…
Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…