shqiperi

Ura që lidh 3 bashki e degraduar, kryebashkiakja e Patosit: Përbën rrezik (VIDEO)

Ura që lidh fshatrat e Belinës dhe Sheqishtës, por jo vetëm kaq, por ndërlidhëse e tri bashkive: Patos, Roskovec dhe Fier, është degraduar në kushtet e emergjencës.

Me sy të thjeshtë, duket qartë se ana perëndimore e kësaj ure, ka pësuar ulje të theksuar, ndërsa rreth 200 metra e rrugës në vazhdim ka pësuar çarje të konsiderueshme.

Të lidhura

None found

Sipas banorëve, por edhe inxhinierëve, mësohet se ky dëmtim i madh i urës ka ardhur për shkak të lëvizjes mbi të, të mjeteve me tonazh të rëndë.

Sot kjo urë është një rrezik real për të gjithë automjetet që lëvizin mbi të, pasi shembja e saj sot është çështje fati.

“Është shumë problematike.”

“Shumë rrezik rruga.”

Por mesa duket, një ngërç administrativ, sipas Bashkisë Patos, e ka lënë këtë urë në mëshirë të fatit. Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, thotë për ABC, se, pavarësisht se kjo urë ndodhet në territorin e Bashkisë së Patosit, ajo u shërben tri bashkive: Roskovec, Patos dhe Fier, pra është një segment i rrugës nacionale dhe zgjidhja e saj nuk mund të jetë vetëm Bashkia e Patosit.

“Është një segment me rrezikshmëri. Sigurisht që është nën vëzhgimin e specialistëve tanë duke monitoruar në çdo moment. Nuk përbën rrezikshmëri të lartë, por është emergjent. Është emergjent për shkak së ka patur cedim ura, njëkohësisht ka çarje të thellë në 200 m gjatësi të rrugës. Kemi një projekt për këtë, kemi aplikuar tek fondi i emergjencave të Ministrisë së Mbrojtjes. Jemi duke pritur përgjigjen me shpresën që edhe ata do ta kuptojnë rëndësinë e këtij segmenti për të mbështetur Bashkinë që edhe ky segment që përbën emergjencë, që përbën rrezikshmëri të jemi së bashku për të investuar së bashku në këtë urë që lidh fshatrat e njësisë, por ndërkohë është një segment i rrugës nacionale”, tha kryebashkiakja.

Situatën e rëndë mbi këtë urë e pranon edhe inxhinieri pranë kësaj Bashkie, Agim Lisi, i cili pohon se ura është në monitorim gati të përditshëm prej tyre.

“Ka 3 vjet që ura në krahun perëndimor të saj ka pësuar ulje si rezultat i ngarkesave të mëdha të mjeteve, problemeve gjeologjike që ka nën pilota. Dhe ne jemi marrë me të: kemi ulur tonazhin, nga 40 tonë në 12.5 tonë. Ura prej 1 viti e gjysmë është në administrim të Bashkisë Patos, por problem është që kjo urë e Bashkisë Patos, por është një urë që lidh Bashkinë Roskovec, Bashkinë Patos dhe ajo Fier. Kontributi i tri bashkive meqë kalojnë automjete, do ishte mirë që të merreshin vesh e ta zgjidhnin këtë problem. Deri tani midis bashkive nuk është rënë dakord, edhe pse kjo urë lidh tri bashki”, tha /lisi.

E ndërsa ura sa vjen e shkon drejt shembjes, makinat e tonazhit të rëndë vazhdojnë të ecin mbi të. Asnjë sinjalistikë nuk gjen pranë kësaj ure, ku drejtuesit e automjeteve të orientohen për tonazhin mbi urë. /Abcnews.al/

të fundit

Reuters: Studentët shqiptarë protestojnë për arsimin, vendet e punës dhe përplasen me policinë

Protesta e studentëve në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një…

1 minute ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimi i motit, 14 Tetor 2026

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe…

5 minutes ago

Horoscope for October 14, 2026: Show care and love for those close to you, and use your romantic side to achieve some goals

Dashi Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë…

6 minutes ago

Horoskopi 14 Tetor 2026/ Tregoni kujdes dhe dashuri për ata që ju rrinë pranë, përdorni anën tuaj romantike për të arritur disa synime

Dashi Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë…

10 minutes ago

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

8 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

8 hours ago