Categories: Uncategorized

Tirana “shuplakë” Partizanit, bardheblutë blindojnë kreun (VIDEO)

Tirana ka mposhtur me rezultatin 5-1 Partizanin duke ngjyrosur kryeqytetin me blu. Derbi i dytë radhazi i fituar nga skuadra e Emanuel Egbosë duke mbyllur një fazë fantastike nën drejtimin e trajnerit afrikan që vazhdon kryesimin i qetë.

Takimi i luajtur në “Air Albania” nuk i korrespondon rezultatit, pasi të dy ekipet dhuruan një lojë të bukur dhe me shumë emocione. Një rekord shikuesish në stadium, pasi janë shitur 19,950 bileta, por për herë të parë në vitet e fundit, loja ishte më e bukur se fusha.

Të lidhura

None found

Ndeshja u hap shumë shpejt me anë të William Cordeiros. Lojtari brazilian dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje të fortë nga distanca për 0-1. Ndeshja ndryshoi shumë shpejt, pasi një gabim në mbrojtjen e Partizanit solli barazimin. Belica nuk u mor vesh me Bitrin dhe ky i fundit shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të kuqe nga Xhaja. Batha nuk gaboi nga goditja e 11-metërshit për 1-1 në minutën e 14′.

Katër minuta më pas sërish gabon mbrojtja e Partizanit, por këtë herë me Telushin që shktakton penallti. Batha nuk gabon duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. “Demat” u munduan të reagonin dhe me 10 lojtarë duke shtuar presionin në portën kundërshtare, por goditjen përfundimtare ia dha autogoli i Hektor Idrizajt. Mbrojtësoi gaboi totalisht duke shënuar në portën e tij në minutën e 62′. Pjesa tjetër e lojës ishte show personal i Ernest Muçit që realizoi dygola duke u konfirmuar si një talent me shumë potancial. Ai realizoi një perlë nga goditja e dënimit. Tirana vazhdon kryesimin në Superiore, ndërsa Partizani duket se lan duart me idenë e mbrojtjes së titullit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago