Mbrojtësi dhe kapiteni i Laçit, Aleksandar Ignjatovic, ka folur për ndeshjen Tirana-Cverna Zvezda. Në një intervistë për “HOBOTCN”, mbrojtësi serb i Laçit u shpreh:
“Nëse ndeshja do të luhej në Beograd, nuk mendoj se Tirana do të kishte shanse, por duke parë që luhet në Shqipëri, mendoj se çdo gjë është e mundur. Gjithsesi, Zvezda mbetet ekipi favorit në këtë takim dhe pres që ata të kualifikohen dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.
None found
Zvezda ka lojtarë më cilësorë se Tirana dhe nëse e tregojnë nivelin e tyre, nuk mendoj se do e kenë problem fitoren. Kush tregon më tepër cilësitë në këtë takim, nga minuta e parë deri në të fundit, ka shanse për të fituar.
Ne (Laçi), kemi humbur një ndeshje dhe kemi fituar një tjetër kundër Tiranës. Ata luajnë futboll shumë të bukur, të shpejtë, pika e tyre më e fortë është mesfusha. Ata pëlqejnë të luajnë me topin dhe ta kenë në zotërim.
Kanë dhe disa lojtarë shumë cilësorë, lojtari i tyre më i mirë për mua është Cobbinah, i cili vazhdon të jetë pjesë e Tiranës. Ai është i shpejtë dhe një driblues i mirë. Gjithashtu, edhe Cale është një teknik i mirë me topin, janë lojtarë të dy që mund të bëjnë diferencën.
Do të luhet në “Air Albania Stadium”, është një stadium shumë i mirë, me një fushë tepër cilësorë. Futbollistët cilësorë do të përshtaten shpejt. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u ndjekur nga jashtë. Mediat në Shqipëri nuk e kanë përmendur shumë Cverna Zvezdën, pasi nuk mendonin se Tirana do e kalonte Dinamo Tbilisin. Por tani, e gjithë vëmendja është vetëm te kjo ndeshje”, u shpreh Ignjatovic./abcnews.al
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…