Categories: Uncategorized

Kurti nxjerr emrat e ministrave të tij (VIDEO)

Lideri i VV-së Albin Kurti ka shpallur emrat e ministrave me anë të një videoje duke i kërkuar Mustafës që të bëjë publik emrat e tij.

Kurti ka thënë se sot do të shkojë në takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçin pa pasur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjekt të parë e fitues.

Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në.

Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në.

Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

I njejti ka thënë se nuk ka kohë për të humbur, derisa, ju bën thirrje LDK-së që të propozojë emrat e ministrive, ndërsa, ka publikuar edhe emrat të cilët i ka propozuar ai.

“Të dashur qytetarë të Republikës, Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri.

Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur.

Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë.

I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj”, shton ai.

Lideri i LV-së ka bërë thirrjë që të fillohet puna për krijimin e qeverisë.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.

të fundit

“U nisëm Kosovë”, Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

Përfaqësuesja e Kosova do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria. Sfida…

32 minutes ago

A po shkon Gjermani drej një krize ekonomike? Mbi 2 milionë persona rezultuan të papunë bazuar në të dhënat zyrtare

Numri i personave të papunë në Gjermani është rritur, duke shkuar kështu në një numër total prej dy milionë personave.…

33 minutes ago

Trend pranveror 2026: si të vishni pikat me stil!

Pikat rikthehen fuqishëm këtë sezon, duke treguar se ky print klasik kurrë nuk del nga moda. Elegante, argëtuese dhe të…

52 minutes ago

Ndeshja Kosovë- Turqi, publikohet formacioni i dardanëve

Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në…

1 hour ago

“Më ftoi”/ G Bani nxjerr “zbuluar” Loredana Bratin: Të ftova unë te ditëlindja e Jozit

Një tjetër zhvillim i bujshëm ka dalë në pah në rrjetet sociale, pasi G Bani ka vendosur të publikojë disa…

1 hour ago

FORMACIONI/ Miqësorja me Ukrainën, publikohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën. Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:45. Formacioni zyrtar i Shqipërisë…

1 hour ago