Categories: kosovë

Kurti dhe Abdixhiku në takim për Presidentin, palët kërkojnë konsensus

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nisur në Kuvendin e Kosovës.

Të lidhura

None found

Biseda e 26 gushtit zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Në fokus pritet të jenë propozimet e të dyja palëve dhe emrat konkretë të kandidatëve për këtë post.

Para takimit, Albin Kurti deklaroi se po bëhen përpjekje për të shmangur zgjedhjet. Ai tha gjithashtu se emrat e mundshëm për president do të mbahen konfidencialë deri në arritjen e një marrëveshjeje.

“Po i vazhdojmë takimet dhe të evitojmë zgjedhjet deri kur të kemi marrëveshje na duhet të ruajmë konfidincialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën. Andaj, me vullnet të mirë po shkoj në mbledhje sot”, ka thënë Kurti.

Në takim me Kurtin kanë shkuar edhe ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, së bashku me Lumir Abdixhikun. Takimi ishte paralajmëruar të fillonte në orën 18:00.

Abdixhiku nuk dha deklaratë për mediat pas mbërritjes dhe nuk bëri të ditur se cili emër mund të propozohet për president. E pyetur nga gazetarët, Vjosa Osmani u përgjigj shkurt se do të flasin pas përfundimit të takimit.

Takimi i sotëm pason atë të zhvilluar pasditen e 18 gushtit. Pas bisedës së mëparshme, Kurti dhe Abdixhiku kishin paralajmëruar se në takimin e radhës do të diskutonin për kandidatura konkrete.

Kontaktet mes dy liderëve janë shtuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa partitë politike po kërkojnë një marrëveshje që do të mundësonte zgjedhjen e Presidentit dhe do të shmangte një ngërç të mëtejshëm politik apo një krizë të re institucionale.

Mbetet të shihet nëse takimi do të sjellë afrim mes palëve dhe pajtim për hapat e ardhshëm lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago