Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur “Arrest me burg” për ish-Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Çela ka mohuar akuzat në prokurori ndërsa 3 ditë më parë vendosi të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas qëndrimit në arrati prej gati 3 vitesh.
None found
Sipas avokatit Petrit Ismaili, kjo nuk quhet “arrati”, pasi Jaeld Çela ka qenë i përfaqësuar në seancat gjyqësore që zhvilloheshin ndaj tij.
Në një reagim për mediat, avokati tha se Çela është dorëzuar në kohë, pasi tani janë rrëzuar të gjitha akuzat e Prokurorisë.
“Dorëzimi është bërë në kohën e duhur. Gjithçka është bërë në momentin kur kemi hedhur poshtë të gjitha akuzat e prokurorisë, ndaj dhe është vetëdorëzuar. Ai kurrë nuk ka qenë në arriti, por ka ndjekur procesin gjyqësor”, u shpreh Ismaili.
Çela ishte në kërkim nga policia që prej nëntorit të vitit 2017, kur u hap çështja ndaj tij, ish-ministrit Tahiri, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohillës.
Kush është Jaeld Çela
Ish efektivi i lartë i policisë u hetua nga prokuroria për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj, gjatë viteve 2015-2016, kur ai drejtonte Policinë Vlorë, së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjykata për Krimet e Rënda e deklaroi atë të pafajshëm për këto akuza, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Për këtë ai u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar dënimi përfundimtar i shkoi në 3 vite e 4 muaj.
Në nëntor të vitit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.
Operacioni u dekonspirua, ndërsa 3 drejtuesit e policisë arritën të shpëtonin.
I ftuar në studion e Abc Neës, gazetari Artan Hoxha tha se nuk dihet se ku ka qëndruar për rreth 3 vjet ish-kreu i policisë së Vlorës duke theksuar se ai kishte gjetur një ditë të qetë për t’u dorëzuar siç ishte e shtuna e sotme.
Vijon…
Delegacioni i eurodeputetëve të grupit të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens/EFA) në Parlamentin Europian ka përfunduar këtë të mërkurë misionin…
Donald Trump ka dalë në mbrojtje të pretendimit se gjatë vitit 2025 ka përfituar rreth 1.2 miliardë dollarë nga biznesi…
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për ankimin kushtetues të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke pranuar…
Për shkak të motit të ligë qe e ka përfshirë vendin, Komuna e Çairit njoftoi se ekipet komunale, NP “Parqe…
MPB Maqedoni njofton se pesë persona janë privuar nga liria, me një u zhvillua bisedë zyrtare, nga gjithsej tetë raste…
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetic, ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e Dhomave të Specializuara, pasi, sipas tij, Paneli…