Categories: Uncategorized

E DHIMBSHME/ Infermieri tregon çfarë ndodh brenda kamionëve-morgje (FOTO LAJM)

Koronavirusi po merr me mijëra jetë çdo ditë në mbarë botën. Shumë vende fillimisht nuk e morën seriozisht këtë armik të padukshëm që kanos jetën, e sot po përballen me humbje të mëdha.

Së fundmi, një infermier 38-vjeçar nga Manhattan-i ka ndarë një foto të dhimbshme me qëllimin që të tregojë sesa serioze është situata.

Të lidhura

None found

Infermierit i kishin mbetur vetëm disa orë nga turni i tij të dielën kur vuri re jashtë dërtesës kamionët-frigoriferë të cilët janë vendosur si morgje të përkohshëm.

Brenda kamionit ndodheshin trupat e personave që kishin ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai eci drejt kamionit, e hapi dyert dhe shkrepi një foto.

Infermieri shpjegon:

“E shkrepa që t’ua tregoj njerëzve. Ky është realiteti i kobshëm me të cilin ne përballemi dhe në të cilin shumica prej nesh kanë përfunduar tashmë.”

Më herët gjatë të shtunës, ai kishte qëndruar pranë një pacienteje, duke i mbajtur dorën teksa ajo jepte frymën e fundit. Tashmë, sipas tij, trupi i saj ndodhet në kamion.

Pacientja në fjalë ishte 71-vjeçe dhe kishte kishte rezultuar pozitive për koronavirusin një javë më parë. Ajo ishte dërguar në shtëpi dhe u kthye në spital të shtunën me probleme në frymëmarrje.

Kamionët-frigoriferë janë vendosur jashtë spitalit në Manhattan, nëse morgu i spitalit nuk ka më kapacitet për të mbajtur trupat që ndërrojnë jetë.

të fundit

“Më shqetëson ku po shkon Europa”, Rama: Në vend që të fajësojmë duke drejtuar gishtin te Trump, na duhet të rivlerësojmë veten

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli gjatë vizitës së tij në Estoni. Duke folur për panelin e konferencës…

12 minutes ago

SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte heroinë në Shqipëri dhe Danimarkë. Hetimet lidhur me këtë…

27 minutes ago

Favorizuan ndërtimet pa leje, AMP në aksion në jug të vendit, priten arrestime të disa efektivëve të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore këtë të premte ka zhvilluar një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në…

53 minutes ago

Butrint Imeri merr vendimin e papritur, lëvizja e tij më e fundit i befason të gjithë

Artisti Butrint Imeri ka befasuar me lëvizjen e tij më të fundit pasi ka fshirë çdo postim e foto në…

1 hour ago

Studentët shqiptarë në Shkup paralajmërojnë tubimin e radhës, Lorik Cana u del në krah: Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestën e radhës, duke kërkuar të drejtën legjitime për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës…

2 hours ago

Adioni do të rikthehet sonte në Ferma VIP? Ja çfarë pritet sot

Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Adionit në shtëpinë e Ferma VIP kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në…

2 hours ago