Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të largohet nga skuadra e Fenerbahçes gjatë kësaj vere.
Muriqi ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Fenerbahçes edhe edicionin e ardhshëm (2020/21), pavarësisht interesimit të skuadrave të ndryshme të Evropës, përcjell të mërkurën gazeta turke “Aksam”.
None found
Në fakt, Muriqi ka thënë se nuk do të largohet nga Fenerbahçe pa fituar ndonjë trofe me këtë ekip, të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni nga Rizespori, transmeton KOHA.
Fenerbahçe këtë edicion do ta mbyllë pa asnjë trofe të fituar, pasi është eliminuar nga Kupa e Turqisë dhe është larg në garën për titull.
Kur kanë mbetur edhe katër xhiro të pazhvilluara në Superligën turke, Fenerbahçe zë vendin e gjashtë në tabelë me 46 pikë të tubuara, 14 më pak se Istabul Bashakshehiri që është lider.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.…
Milani i sezonit 2004/05 kishte gjithçka për t'u konsideruar një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit. Nën…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin…
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti…
Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…