Categories: Uncategorized

DW: Gjermania i jep “dritën jeshile” testimit të vaksinave kundër COVID-19 tek njerëzit

Provave të para në Gjermani për një vaksinë koronavirusi i është dhënë drita jeshile. Është vetëm vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik, kështu shkruan DW.

Lidhur me kete lajm ka reaguar edhe ambasada Gjermane ne Tirane, qe e cileson kete etape shume te rendesishme drejt nje vaksine te sigurte dhe efektive kunder COVID-19.

Të lidhura

None found

“Së bashku kundër Corona Virusit. Ne Gjermani miratohet testimi i parë klinik i një vaksine kundër COVID-19. Testimi i vaksinës tek njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19. Do të duhen edhe disa muaj në daljen e një vaksine, por 🔬 shkencëtaret/ët gjermanë dhe ndërkombëtarë po punojnë me përparësi të lartë për këtë!”, shkruan ambasada.

Në fazën fillestare të testimit do të jenë 200 persona të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët do të marrin doza të ndryshme, më pas një fazë e dytë do të përqendrohet te individët me rrezik më të lartë.

Ndërmarrja me bazë në Mainz, Biontech, është pas vaksinës, tha instituti ku më tej shtoi se ishte kandidati i katërt për vaksinën e koronavirusit në botë që mori miratimin për testim.

Ai shtoi se vendimi ishte “rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm të profilit të rrezikut / përfitimit të mundshëm të vaksinës kandidate.”

Biontech tha se po zhvillonte vaksinën kandidate, të quajtur BNT162, së bashku me gjigantin farmak Pfizer. Testimet klinike janë caktuar gjithashtu të kryhen në SH.B.A. pasi të jetë aprovuar miratimi për testimin njerëzor atje.

Papa Françesku thotë se bashkëpunimi është mënyra e vetme për të përballuar sfidat e mëdha të paraqitura nga koronavirusi.

Ndërsa Presidenti Trump tha se lëshimi i Geen Card të SHBA-ve, ose kartave të qëndrimit të përhershëm, do të pezullohet për të paktën 60 ditë – por me “përjashtime të caktuara” ende pa u përcaktuar.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se vendet e prekshme mund të përballen me urinë për shkak të pandemisë.

të fundit

Kate Middleton flet uellsisht në një mesazh surprizë, emocionon prezantuesin në transmetim të drejtpërdrejtë

Princesha e Uellsit surprizoi dëgjuesit e BBC Radio 2, pasi dërgoi një mesazh zanor në gjuhën uellsiane për një prezantues…

6 minutes ago

Pochettino befason te Man Utd: i jep fund një tradite 10-vjeçare

Mauricio Pochettino pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme te Manchester United, menjëherë pas marrjes së drejtimit të skuadrës, ndërsa një…

9 minutes ago

Tragjedi në Rrugën e Arbrit, dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga përplasja e makinave pranë Tunelit të Murrizit

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të shtune në Rrugën…

11 minutes ago

Mickoski sees signs of recovery, Filipče places the economy at the bottom of Europe

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se prodhimi industrial shënon tendenca pozitive, ndërsa qarkullimi në industri është rritur për më shumë…

12 minutes ago

NYT: Moscow demands NATO return to its pre-1997 positions and withdraw troops from Poland and the Baltic states

Rusia ka rikthyer në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë kërkesat e saj të vjetra ndaj NATO-s,…

12 minutes ago

Shehaj at protest: Electoral reform is being used to retain power, change cannot be stopped

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar klasën e vjetër politike se po përgatit pazarin e radhës përmes Reformës…

12 minutes ago