Categories: Uncategorized

Kina: Ja kur mund të jetë gati vaksina kundër koronavirusit

Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati për “përdorim urgjent” në prill.

Shkencëtarët kinezë thonë se vaksinat e para kundër koronavirusit mund të jenë gati për “përdorim urgjent” muajin tjetër.

Të lidhura

None found

Një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë tha të premten se vendi po lëviz me shpejtësi përpara për prodhimin e vaksinave kundër virusit vdekjeprurës që ka infektuar më shumë se 100 mijë vetë në botë e shkaktuar mbi 3 mijë të vdekur.

“Sipas vlerësimeve tona, shpresojnë se në muajin prill, disa nga vaksinat do të hyjnë në hulumtime klinike ose do të përdoren në situata emergjente”, tha Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës për Shkencë e Teknologji në Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Zheng tha se në këtë proces janë përfshirë me dhjetëra institucione kineze që kryejnë kërkime me qëllim zhvillimin e vaksinave kundër virusit dhe shtoi se zhvillimi i llojeve të ndryshme të vaksinave po ecën përpara.

Zhvillimi i vaksinave që janë të sigurta dhe efektive kërkon kohë, investime dhe rezultate të mira shkencore. Për një sëmundje si ajo që shkakton COVID-19, procesi është edhe me më shumë sfida.

Vetëm testimi mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj do të kërkonte nga 12 në 18 muaj kohë ose më shumë, thonë zyrtarët.

Sipas ligjit kinez, vaksinat e prodhuara për raste urgjente që lidhen me shëndetit publik mund të përdoren në kushte të përcaktuara dhe nëse Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore vlerëson se përfitimet e trajtimit me këtë vaksinë i tejkalojnë rrisqet.

Zheng nuk sqaroi se cilat janë kushtet kur mund të përdoret kjo vaksinë tek njerëzit. Kina njoftoi në fund të muajit shkurt se mund të fillojë provat klinike në prill.

Në SHBA me një ritëm rekord, kompania e bioteknologjisë “Moderna” me bazë në shtetin e Masaçusetsit ia ka dërguar vaksinën e saj kundër koronavirusit muajin e kaluar, Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, për të filluar testimin e vaksinës tek njerëzit.

Shkencëtarët thonë se bota ka ende një rrugë të gjatë në garën për të gjetur një vaksinë kundër COVID-19.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive tha gjatë një konferencë së fundmi në Shtëpinë e Bardhë se i gjithë procesi i miratimit të një vaksine efektive, do të zgjaste të paktën një vit. /VOA

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago