Categories: Uncategorized

Dosjet bëhen publike, Bartomeu pagoi njerëz për të sulmuar yjet dhe legjendat e Barcelonës? (FOTO LAJM)

Barcelona ishte në qendër të një skandali ditën e hënë kur dolën disa raporte ku pretendohej se prisidenti i Bertomeu kishte paguar njerëz për të sulmuar yjet aktual të ekipit dhe legjendat.

Më vonë të hënën në mbrëmje, një dokument prej 36 faqesh u soll në radio spanjolle, me këtë dosje që paraqitej të dëshmonte se “I3 Ventures” janë pas llogarive të rrjeteve sociale në fjalë.

Të lidhura

None found

Dosja u diskutua në Cadena SER, i njëjti stacion radiofonik që për herë të parë publikoi historinë origjinale, dhe është nënshkruar nga ‘Nicestream’.

Aty tregohen veprimtaritë e gjashtë llogarive, të dhëna të cilat mund të arrihen vetëm nga administratori i atyre llogarive.

Stacioni përmendi edhe faqen në Facebook ‘Respeto y Deporte’, për të cilën thotë se është e lidhur me “I3 Ventures”.
Vlen të kujtohet se si “I3 Ventures” ashtu edhe Barcelona e mohuan informacionin origjinal të publikuar nga Cadena Ser dhe se klubi katalanas deklaroi se ”I3 Ventures” nuk kishte asnjë lidhje me llogaritë, madje kërcënonte me veprime juridike.

“I3 Ventures, një ofrues i shërbimit në klub, nuk ka asnjë marrëdhënie me llogaritë e përmendura dhe, nëse ndonjë marrëdhënie e tillë zbulohej, klubi menjëherë do të përfundonte marrëveshjen me ta dhe do të sillte çdo veprim të nevojshëm juridik për të mbrojtur interesat e tyre”, thuhej në reagim.

“I3 Ventures” vetë deklaruan se ata nuk kishin një marrëveshje të tillë me klubin katalunas. Megjithatë, këto pretendime janë hedhur në dyshim nga këto dokumente të botuara së fundmi.

Presidenti Bartomeu pagoi kompaninë e lartë përmendur në mënyrë që ata t’i sulmonin yjet e skuadrës – përfshirë Leo Messin, Gerard Pique, Luis Suarez e të tjerë – poashtu edhe legjendat si Carles Puyol, Eric Abidal e të tjerë, duke ruajtur reputacionin e tij përpara tifozëve të Barças.

të fundit

Ambasada Amerikane u kërkon shtetasve të saj të shmangin protestat e mundshme në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve…

22 seconds ago

Abuzimet me projektimet e godinave të policisë, GJKKO jep dënimin për 15 të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka shpallur së fundmi vendimin për 15 të pandehurit në dosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme,…

30 seconds ago

Kurti takon Rutte në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, përparësi strategjike

Kryeministri, Albin Kurti, u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Dublin, në margjina të Samitit IX…

39 seconds ago

Mbyllen bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi, mediat e huaja: Rezultati mbetet i paqartë

Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë, të zhvilluara në Abu Dabi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, përfunduan sot pas…

5 minutes ago

Thaçi visits work on Sokoli Road in Plemetin as infrastructure projects continue in Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

13 minutes ago

Human remains discovered in Brod; identity to be determined through DNA analysis

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

13 minutes ago