Categories: kosovë

Kurti takon Rutte në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, përparësi strategjike

Në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas Kurtit, në takim u diskutua për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për mundësitë konkrete për ta zgjeruar e thelluar atë. Pjesë e bisedës ishin edhe zhvillimet aktuale dhe situata e sigurisë.

Të lidhura

None found

Kurti shkroi se anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike është prioritet strategjik për Kosovën. Sipas tij, realizimi i këtij synimi do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin.

Ai theksoi gjithashtu se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm.

të fundit

Ambasada Amerikane u kërkon shtetasve të saj të shmangin protestat e mundshme në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve…

1 second ago

Abuzimet me projektimet e godinave të policisë, GJKKO jep dënimin për 15 të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka shpallur së fundmi vendimin për 15 të pandehurit në dosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme,…

9 seconds ago

Mbyllen bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi, mediat e huaja: Rezultati mbetet i paqartë

Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë, të zhvilluara në Abu Dabi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, përfunduan sot pas…

5 minutes ago

Thaçi visits work on Sokoli Road in Plemetin as infrastructure projects continue in Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

12 minutes ago

Human remains discovered in Brod; identity to be determined through DNA analysis

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

13 minutes ago

Kurti seeks support in Paris and Dublin for Kosovo’s integration and recognition by Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…

13 minutes ago