Categories: Uncategorized

Dosja “Skënderbeu”, reagon për herë të parë Gjykata Federale për klubin korçar

Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar se çështja “Skënderbeu” është në proces gjykimi, por janë treguar hermetikë sa i përket zhvillimeve të fundit për rastin në fjalë.

“Panorama Sport” i dërgoi e-mail Gjykatës federale, e cila në përgjigjen e saj ka konfirmuar se dosja “Skënderbeu” është në proces, por ka evituar të japë detaje rreth kohës kur do të merret vendimi.

Të lidhura

None found

“I nderuar zotëri, ne ju falënderojmë për emailin tuaj të datës 4 qershor 2020. Gjykata Supreme Federale e Zvicrës nuk jep asnjë informacion në lidhje me statusin aktual dhe/apo kohëzgjatjen e procedurave të saj gjyqësore. Për zhvillimet e rastit me nr…. në lidhje me KS Skënderbeu ju duhet një akreditim në Gjykatën Supreme Federale të Zvicrës. Pas miratimit të kërkesës tuaj nga Kryetari i gjykatës kompetente, ju do të merrni, në kohën e caktuar, vendimin përfundimtar dhe/ose vendimet e përkohshme”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Gjykatës Federale të Zvicrës.

Ky institucion ka informuar gazetën edhe për për numrin që mban dosja e Skënderbeut, por për etikë, vendosëm të mos e publikonim. Ky është shansi i fundit i klubit korçar pas dënimit që mori nga UEFA me 10 vite mospjesëmarrje në Kupat e Europës për trukime ndeshjesh. Korçarët e humbën betejën edhe Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) dhe më pas vendosën t’i drejtohen Gjykatës Federale të Zvicrës, që është edhe mundësia e fundit për të shpresuar në një vendim ndryshe.

Kjo gjykatë është shkalla e fundit në lidhje me të drejtën civile në arenën publike si dhe të mosmarrëveshjeve ndërshtetërore apo me konfederatat. Kur ndërmerret një apelim, trajtohet nëse është aplikuar ligji në mënyrën e duhur dhe nëse është ndjekur procedura në mënyrë korrekte për marrjen e një vendimi dhe më pas krijohen precedentët për çështje të ngjashme.

Bazohet mbi vendimet e argumentuara në bazë të ligjeve në fuqi, nga shkallët më të ulëta gjyqësore, në rast se i gjykon të drejta. Nëse konstaton vendime jo korrekte, e anulon atë vendim ose mund edhe ta kthejë në shkallën e mëparshme për vendim të ri. Në këtë gjykatë nuk ka seanca dëgjimore, por vetëm shqyrtim ligjor të vendimeve, pa i gjykuar çështjet në themel, por vetëm anën procedurale nëse është zbatuar apo jo ligji për të gjithë palët e përfshira në çështje.

të fundit

Këmbimi valutor 7 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me…

2 minutes ago

After a decade of delays, Ohrid’s indoor swimming pool enters the final phase

Qeveria, në seancën e rregullt të sotme, miratoi pikën që mundëson vazhdimin dhe përfundimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur…

3 minutes ago

Begaj congratulates Justina Shiroka-Pula on her election as president of Kosovo: Albania and Kosovo will move forward together

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Përmes një mesazhi urimi, Begaj…

3 minutes ago

Haradinaj: The appeal in The Hague requires major support; consider it the “highway of freedom

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për miratimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen…

4 minutes ago

Hoxhaj congratulates Justina Shiroka-Pula on becoming president: A shared history

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar…

4 minutes ago

Reuters: Justina Shiroka-Pula elected president of Kosovo, saving the country from snap elections

Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka…

5 minutes ago