Skënderbeu shpreson në përgjysmimin e dënimit të UEFA-s nga Gjykata Federale në Zvicër. Klubi shqiptar beson se me ndihmën e avokatëve, përjashtimi nga Europa të zbresë në 3 vjet
Edhe ata vetë e kuptojnë se nuk mund të ketë pafajësi. Pavarësisht se presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka këmbëngulur vazhdimisht se klubi i tij është pa njollë, sërish nuk pritet që Gjykata Federale në Zvicër t’ia heqë plotësisht dënimin e dhënë nga UEFA.
None found
Burime pranë numrit 1 të korçarëve, bëjnë me dijë për televizionin se objektivi më i mundshëm është ulja e dënimit, më saktë përgjysmimi i tij. Skënderbeut aktualisht i kanë mbetur edhe 7 vite, por me gjasë, duke u kualifikuar edhe këtë vit për në Ligën e Europës, t’i mbeten 6 vjet për t’u shlyer.
Kjo do të thotë që shpresa të jetë që Gjykata zvicerane ta zbresë dënimin në 3 sezone. Skënderbeu u dënua fillimisht nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga kupat e Europës, dhe me 1 milionë euro gjobë, me akuza për manipulim të rezultateve në Champions dhe në Ligën e Europës, në turet eliminatore dhe në fazën e grupeve.
Takaj shpreson që gjykata në Zvicër të heqë edhe gjobën financiare. Ish-kampionia e Shqipërisë mbetet e vetmja skuadër shqiptare që ka arritur në fazën e grupeve në një kompeticion të UEFA-s, saktësisht dy herë në Ligën e Europës.
/abcnews/
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…