Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani rezultojnë pozitiv me Covid 19, pas kryerje së testimeve.
Lajmin e ka dhënë vetë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ai së bashku me bashkëshorten janë izoluar, dhe do të nisin procesin e rimëkëmbjes menjëherë.
None found
“Sonte, Melanie dhe unë u testuam pozitivisht për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHKË”, shkruan Trump në postimin e tij.
Presidenti i SHBA Donald Trump është 74 vjeç, dhe i nominuari për President i Demokratëve Joe Biden është 77 vjeç, që do të thotë që të dy janë në rrezik më të madh të sëmundjes së rëndë nga koronavirusi, duke qenë se kanë takime të shpeshta në këto kohë fushate.
Biden u shfaq me Trump në debatin presidencial të Martën, ku Trump u tall me të për përdorimin e maskës, të cilën vetë shumicën e kohë preferon ta mbajë në xhep dhe jo në fytyrë.
Infektimi i Trump vjen pas këshilltares së tij Hope Hicks, e cila u ndje keq dhe ka disa prej simptomave të koronavirusit.
Në një deklaratë nga shtëpia e bardhë, mjeku i Trump tha se presidenti dhe gruaja e tij ishin mirë, por pa e bërë të ditur nëse atyre u kanë nisur apo jo shfaqjet e simptomave.
Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.…
Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…
Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…