Categories: Uncategorized

“Doja t’i puthja edhe njëherë”, bashkëshortja e Kobe bën dedikimin prekës pas aksidentit tragjik (FOTO LAJM)

Pesë ditë nga aksidenti fatal që i mori jetën Kobe Bryant dhe vajzës ka reaguar bashkëshortja Vannessa. Me një postim në Instagram ajo prek zemrat e të gjithëve.

“Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Pa dyshim që kemi nevojë për to”, shkruan Vanessa.

“Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobe – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tonë; dhe Giannan time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalian, Biankan dhe Caprin”.

“Ne jemi të shkatërruara edhe për familjet që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta”.

“Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobe dhe Gigin e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt”.

“Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të sotshmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobe dhe vajza jonë Gigi janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë”.

“Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri”.

“Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”.

“Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e juaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, kobe, Natalias, Gigit, Biankas dhe Caprit”. /albeu.com/

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

1 hour ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

1 hour ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

1 hour ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

1 hour ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

2 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

2 hours ago