Në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi punën e uniformave blu, u ndal edhe tek e ashtuquajtura KÇK.
Lidhur me këtë grup, me të cilin Rama u referohet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, paralajmëroi se do të jetë një vit i vështirë për ta.
None found
Teksa u shpreh se shumë shpejt do të jetë gati masa ligjore kundër tyre, kreu i qeverisë theksoi po ashtu se ka ardhur koha që të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre.
“Me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet një përparim i madh rrënjësor në pallatin e drejtësisë. Por koha e nevojshme për të vënë në funksion të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër dhe në këtë fazë tranzicioni shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e rrezikshme e kriminale, e përbërë nga prokurorë e gjykatës që nuk e kalojnë dot vettingun e i janë bashkuar motos KÇK (kap ça të kapësh) duke dhënë vendime skandaloze e në cënim të sigurisë kombëtare.
Për këtë ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore, e cila është duke u kolauduar edhe me BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre dhe paralelisht do vemë me shpatulla pas muri cdo anëtar të KÇK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin.” u shpreh Rama.
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…
Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…