Categories: Uncategorized

“Do ishte dështim i besimit tonë”, Pastori flet pas deklaratës së të mbijetuarës

Pastori, Ylli Doçi ka reaguar pas së mbijetuarës së ngjarjes tragjike në Tiranë teksa thotë për mediat se nëse të vetëflijuarat në emër të ringjalljes Zhaneta dhe Anisa Josifi, kanë qenë anëtare të Kishës atëherë sipas tij kjo do të ishte dështim i besimit të tyre.

Ylli Doçi thotë se Bibla e dënon vetëvrasjen dhe po të ishte se Kisha Ungjillore do predikonte vetëvrasjen, ky besim nuk do kishte të ardhme.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera Pastori theksoi se rasti i të vetëflijuarave duhet parë edhe në drejtime të ndryshme, pasi mund të jenë deviacione të vetë njerëzve, për shkak të vështirësive që hasin gjatë jetës.

“Nëse kjo familje, këto vajza, kanë qenë dhe janë anëtare të Kishës e kuptojnë veten e tyre ungjillore. Një ungjillor vjen nga fjala ungjill, që do të thotë lajmi i mirë. Lajmi i mirë është që perëndia na do. Perëndia na do që dërgoi Jezusin. Ata që besojnë tek ai të kenë faljen e mëkateve. Ky besim është për jetën jo për vdekjen.

Vdekja e Jezusit është sakrifica për njerëzit që ne të jetojmë për jetën e atë që na është dhënë.

Kjo që ato kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vet, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, është dështim.

Njerëzit vrasin vetën për shumë arsye. Në ato kanë qenë ungjillore ky është dështim i besimit ungjillor. Bibla e dënon vetëvrasjen. Perëndia nuk na krijoi ne që të marrim jetën. Po të ishte se besimi ungjillor do predikonte vetëvrasjen nuk do kishte të ardhme besimi. Mund të jenë deviacione të njerëzve, por duhen analizuar”, tha Doçi.

të fundit

Albanian doctors’ association opposes Medical Chamber elections in North Macedonia: Deputy chairman does not represent us

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…

7 seconds ago

Prosecution seeks 30-day detention for suspect in public property alienation case

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…

32 seconds ago

Hearing for Jeton Sylaj over threats against Arlinda Zekaj postponed until November 24

Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…

50 seconds ago

Lisandër Hoxha opposes talks with the Socialist Party on the Electoral Code: We have called Rama an election thief; I don’t believe he will last until May

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për…

1 minute ago

Shooting near the White House in Washington leaves one dead and four injured

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në…

1 minute ago

More than 50 leaders at Dublin summit; Macron says there is still no reliable evidence identifying those behind bomb threats

Irlanda po organizon samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, në atë që konsiderohet operacioni më i…

2 minutes ago