Detaje të tjera zbardhen nga jeta e dy motrave Josifi dhe nënës së tyre Zhanetës, që vendosën të sakrifikonin për shkak të besimit.
Pastori Fitor Muça i cili drejton kishën “Rilindja” në Tiranë ka treguar se më herët vajzat frekuentonin kishën por, u shkëputën me justifikimin se ishte larg por më pas ndërprenë kontaktet.
None found
Pastori hodhi poshtë fjalët se mes tyre ka pasur një konflikt duke folur për “Shqipëria Live”.
Sipas pastorit, gratë e familjes Josifi janë tërhequr nga një dorë e ligë satanike gjatë kohës që ato u shkëputën nga Kisha.
Ai bëri thirrjen për t’u zbuluar se cilat janë sektet që të shtyjnë drejt vetëvrasjës në Shqipëri.
“Dorë e ligë satanike ka tërhequr këtë familje ndoshta duke përfituar nga nevojat që mund të kenë patur për momentin, dhe e kanë futur në këtë rrymë që nuk është as katolike, as ungjillore, as myslimane. Nuk e kanë në doktrinë vetëflijimin. Askund nuk e sheh. Madje është mëkat. Nuk duhet të vrasësh të tjerët, dhe mëkat më i madh është të vrasësh veten, se jetën ta ka dhënë Zoti.
A ka sekte që të shtyjnë drejt vetëvrasjes? Ka. Duhet të ketë, nuk e di se kush është. Nuk kam informacion se kush është. Ato janë përdorur si kavie nga një sekt fetar.
Ato janë larguar nga Kisha për të marrë atë kohën e pushimit vetëm me Perëndinë, në këtë kohë ka ardhur kjo dorë që i ka tërhequr,” tha ai.
“Ato kanë qenë te kisha “Rilindja” nga fundi i vitit 2009 deri në 2013. Vajzat janë larguar nga kisha rreth 7 vite më parë. Janë larguar pa më thënë gjë mua, por nuk ka patur asnjë konflikt apo hatërmbetje me vajzat”, tregoi pastori.
Muça shtoi se kur ka pyetur se pse janë larguar vajzat ka marrë përgjigje: “Ishin larg në Kombinat dhe e kishin vështirë të vinin te kisha në qendër”.
“Fillimisht më është thënë që vajzat nuk e ndiqnin dot kishën në qendër pasi ishin larg në Kombinat. Kisha është si familje dhe shqetësohesh kur dikush nuk vjen. Jemi munduar që të kontaktojmë me to, por më pas vajzat kanë refuzuar që të flasin, duke thënë se kanë marrë kohë për Zotin dhe veten”, tha Muça.
Pastori u shpreh se vajzat ishin të mrekullueshme: “Ishin plot pasion për Perëndinë dhe madje dëshira ime ishte që ato të ecnin, të bëheshin si lidere te kisha. Ne nuk i pengojmë njerëzit të largohen nga kisha, dhe as që të kenë kontakt me ata që vijnë te kisha jonë”, u shpreh Fitor Muça.
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për…