Categories: Uncategorized

Djali i 65 vjeçarit që p*rdhunoi të miturën: Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë

Detaje të reja janë zbardhur nga përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, 65-vjeçari Abaz Doku dhe tre të rinj.

Veprimin e Dokut, e dënon dhe djali i tij i cili thekson se e ka denoncuar edhe më herët të atin për sjellje të pahijshme.

Të lidhura

None found

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur.

Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti.

Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”, është shprehur ai për mediet.

Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transfetimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambjental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjecarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendres ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

të fundit

Pirlo në krye të listës për kombëtaren italiane, Maldini e konsideron zgjedhjen ideale

Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, pas emërimit të Paolo Maldinit…

53 minutes ago

Liverpooli gati të subvencionojë pagën e Slotit për ta sjellë në krye të Holandës

Liverpooli është i gatshëm ta ndihmojë Arne Slotin të marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, duke mbuluar një pjesë të…

2 hours ago

Terry: Bellingham po dominon si Zidane dhe po mbart mbi supe shpresat e Anglisë

Legjenda e Anglisë, John Terry, ka bërë një krahasim të madh për Jude Bellinghamin, duke thënë se mesfushori i Real…

3 hours ago

Mesazh sfidues nga Rabiot: Franca më e fortë se kurrë, pa frikë ndaj Spanjës

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës,…

3 hours ago

Pushimet e hidratimit, burimi i ri miliardësh i FIFA-s – revolucioni që po ndryshon futbollin

Revolucioni më i madh i Kupës së Botës 2026 nuk ka të bëjë me formatin e ri të garës apo…

4 hours ago

Sara Mila: PS and Rama Will Not Resign, Everything Is Going Well, We Are Heading Toward the EU

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka deklaruar se Rama nuk e ka fare ndërmend dorëheqjen dhe se po integron…

4 hours ago